🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 15 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,873 ▼ -2.02% ETH $1,810 ▼ -2.53% XRP $0.9603 ▼ -2.23% SOL $71.6700 ▼ -3.24%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
15 Nën 2026
Breaking
Kombetarja

SOT, ORA 18:00/ Shqipëria e favorizuar për historinë, kreu kalon nga Budapesti me dy rezultate

Kombëtarja shqiptare është vetëm një hap larg përmbushjes së objektivit në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë do të luajnë sot në Budapest sfidën e fundit të grupit C1 ndaj Bjellorusisë, në një përballje ku një barazim mjafton për të siguruar vendin e parë.

Megjithatë, skuadra e drejtuar nga stafi teknik nuk ka ndërmend të kënaqet me kaq, pasi synon ta mbyllë këtë aventurë me fitore, duke përmirësuar njëkohësisht edhe pozitat në renditjen e FIFA-s. Pas seancës së parë stërvitore të zhvilluar në Tiranë, kuqezinjtë udhëtuan dje drejt Budapestit, aty ku përfunduan përgatitjet për duelin vendimtar të së dielës.

Shqipëria vjen në këtë takim me një objektiv të qartë, ku synon të ruajë kreun e grupit dhe të sigurojë përfundimin e kompeticionit në vendin e parë. Situata në grup i jep përfaqësueses sonë një avantazh të rëndësishëm, pasi një rezultat barazimi do të ishte i mjaftueshëm për të mbajtur pozicionin aktual. Megjithatë, synimi i kuqezinjve nuk është të luajnë për të administruar rezultatin, por të kërkojnë fitoren dhe ta mbyllin me tri pikë këtë rrugëtim.

Mungesa më e madhe është ajo e Ernest Muçit, teksa edhe Ylber Ramadani do të qëndrojë në tribunë pasi ka plotësuar numrin e kartonave. Për Shqipërinë, kjo është një ndeshje që vlen më shumë se tri pikë. Përveç objektivit për të ruajtur vendin e parë në grupin C1 dhe për të siguruar ngjitjen në Ligën B, kuqezinjtë kanë edhe një tjetër motiv për të kërkuar fitoren. Një sukses ndaj Bjellorusisë do të ndikonte pozitivisht edhe në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, ku çdo pikë e fituar ka rëndësinë e saj për pozicionimin e përfaqësueses shqiptare.

Pavarësisht se barazimi do të ishte një rezultat i mjaftueshëm për të arritur objektivin kryesor, në kampin kuqezi nuk dëshirojnë të mbështeten te llogaritë. Ambicia është që ky edicion i Ligës së Kombeve të mbyllet me një tjetër paraqitje pozitive dhe mbi të gjitha me fitore. Kështu, Shqipëria kërkon të konfirmojë ecurinë e saj në këtë kompeticion dhe të hedhë një tjetër hap përpara në arenën ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.