☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,744 ▼0.12%
DOW 53,947 ▼0.05%
NASDAQ 26,492 ▼0.43%
NAFTA 83.01 ▲1.07%
ARI 4,440 ▲0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $63,645 ▼ -0.54% ETH $1,867 ▼ -0.17% XRP $1.0067 ▼ -1.2% SOL $75.0600 ▼ -0.73%
S&P 500 7,744 ▼0.12 % DOW 53,947 ▼0.05 % NASDAQ 26,492 ▼0.43 % NAFTA 83.01 ▲1.07 % ARI 4,440 ▲0.45 % S&P 500 7,744 ▼0.12 % DOW 53,947 ▼0.05 % NASDAQ 26,492 ▼0.43 % NAFTA 83.01 ▲1.07 % ARI 4,440 ▲0.45 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Politika

Spahia: Objektivi i PD-së është largimi i Ramës, me të nuk ka zgjedhje të lira

Bardh Spahia, tha se objektivi kryesor dhe më emergjent i Partisë Demokratike është largimi i Edi Ramës nga pushteti dhe heqja e mundësisë që ai të organizojë zgjedhje, pasi ai ka dhënë prova se i vjedh ato.

“Duke kërcënuar komisionerët, duke kërcënuar votuesit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga Policia e Shtetit. Dhe po flasim vetëm për ditën e zgjedhjeve, ato të dukshmet, nuk po flasim për muajin e fushatës elektorale ku demokratët, anëtarët e Partisë Demokratike, votuesit e Partisë Demokratike, janë kërcënuar dhunshëm nga grupet kriminale”, tha Spahia në një intervistë për “Puls” nga Bruna Çifligu në A2 CNN.

“Ne shpresojmë të arrijmë të largojmë shkaktarin kryesor, apo koordinatorin kryesor. Objektivi primar mbetet që vendi të administrohet nga një qeveri teknike. Ky është objektivi kryesor i Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare. Sa herë të shkojmë me Edi Ramën në zgjedhje, rreziku gati-gati më konstant apo i konfirmuar i prishjes së procesit zgjedhor është gjithmonë i pranishëm. Është një person i cili ka dhënë prova që nuk lejon realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

Në pritje të largimit të Ramës, PD rikonfirmoi përmes një referendumi kryetarin Sali Berisha. Megjithatë, një pjesë e rivalëve të brendshëm e kanë quajtur procesin nul dhe kanë paralajmëruar përballje ligjore në gjykatën e Tiranës.

A rrezikon sërish të futet në një konflikt ligjor Partia Demokratike? “Nuk rrezikon aspak”, tha Spahia. “Partia Demokratike tashmë do të vijojë me proceset e veta të cilat i parashikon statuti i partisë. Sigurisht janë të lirë të vazhdojnë me kontestimet e tyre kushdo që ka kontestime, por besoj se nuk ndikon. Anëtarësia ka folur qartë dhe në mënyrë unanime pothuajse, ka shprehur vullnetin e saj në mbështetje të Profesor Doktor Sali Berishës. Le të vazhdojmë me padinë. Nuk ka as edhe një problem. Të gjitha diskutimet e tjera apo referimet në institucionet të çfarëdo lloj niveli janë të tepërta për sa kohë është shpreh qartazi anëtarësia”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.