☁️
Tiranë 33°C · Vranët 30 June 2026
S&P 500 7,489 ▲0.66%
DOW 52,321 ▲0.27%
NASDAQ 26,146 ▲1.26%
NAFTA 69.79 ▼1.36%
ARI 4,044 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $58,536 ▼ -2.15% ETH $1,569 ▼ -0.66% XRP $1.0371 ▼ -1.1% SOL $73.3600 ▼ -0.42%
S&P 500 7,489 ▲0.66 % DOW 52,321 ▲0.27 % NASDAQ 26,146 ▲1.26 % NAFTA 69.79 ▼1.36 % ARI 4,044 ▲0.12 % S&P 500 7,489 ▲0.66 % DOW 52,321 ▲0.27 % NASDAQ 26,146 ▲1.26 % NAFTA 69.79 ▼1.36 % ARI 4,044 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
30 Jun 2026
Breaking
Kronika

SPAK dërgon në gjyq ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të pandehur të tjerë

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi” i Shijakut, dhe shtatë personave të tjerë, të akuzuar për një skemë të organizuar të tjetërsimit të pronave shtetërore në bregdetin e Durrësit.

Sipas SPAK, hetimet kanë provuar se Aleksandër Laho dhe Vullnet Muça kanë krijuar dhe drejtuar një grup të strukturuar kriminal, i cili, përmes falsifikimit të dokumenteve të pronësisë dhe bashkëpunimit me zyrtarë publikë, ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme qindra mijëra metra katrorë tokë në zonat bregdetare të Durrësit.

Në kërkesën për gjykim janë përfshirë Aleksandër Laho alias “Rrumi”, Vullnet Muça, Agron Bejdolli, Vlash Brahja, Artur Isaku, Mikel Zaho, Ermira Avdyli dhe Urim Agasi, të akuzuar për vepra penale që përfshijnë mashtrimin me pasoja të rënda, falsifikimin e dokumenteve dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

Sipas organit të akuzës, aktiviteti kriminal është zhvilluar kryesisht në zonën Shijak–Kepi i Rodonit, ku të pandehurit identifikonin prona shtetërore ose të papretenduara dhe i regjistronin në mënyrë të paligjshme në emër të personave të ndryshëm, përmes falsifikimit të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) dhe dokumenteve të tjera zyrtare.

SPAK thotë se në këtë skemë janë shfrytëzuar edhe familje me kushte të vështira ekonomike, ndërsa dokumentet e falsifikuara janë futur në arkivat dhe sistemin elektronik të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës me ndihmën e punonjësve të saj.

Sipas hetimeve, Agron Bejdolli ka pasur rolin e koordinatorit të aktivitetit kriminal, ndërsa juristët Artur Isaku dhe Mikel Zaho dyshohet se kanë manipuluar regjistrimet elektronike për të legalizuar pronat e falsifikuara.

Prokuroria e Posaçme bën të ditur se, përmes kësaj skeme, shteti është zhveshur nga pronësia e të paktën 687,798 metra katrorëve tokë në zonat bregdetare të Lalëzit, Bizës, Shetajt dhe zonave përreth.Një pjesë e këtyre pronave, sipas SPAK, është shitur më pas tek persona të tretë dhe investitorë të interesuar për zhvillime në bregdet.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e paluajtshme objekt hetimi, me një sipërfaqe totale prej 687,798 metra katrorësh.

Sipas përllogaritjeve të organit të akuzës, vlera e pronave të sekuestruara arrin në rreth 16.89 milionë euro, bazuar në çmimet e tregut në zonën përkatëse.

SPAK bën me dije se hetimet vijojnë në një procedim të ndarë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe të veprave të tjera penale që mund të jenë kryer në kuadër të kësaj skeme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.