🌡️
Tiranë 26 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 92.92 ▼3.81%
ARI 4,509 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
₿ CRYPTO
BTC $77,087 ▼ -0.36% ETH $2,119 ▲ +0.15% XRP $1.3521 ▼ -0.44% SOL $85.1500 ▼ -0.84%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 92.92 ▼3.81 % ARI 4,509 ▼0.31 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 92.92 ▼3.81 % ARI 4,509 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069 EUR/USD 1.1640 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.5426 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4639 EUR/TRY 53.3770 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6069
26 May 2026
Breaking
Kronika

SPAK njoftim zyrtar për aksionin me anti-mafian italiane dali detaje! Arrestime dhe persona të dyshuar për vrasje

SPAK, në bashkëpunim me Drejtorinë Distriktuale Antimafia të Barit, DDA, dhe me mbështetjen e Eurojust, kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një operacion të gjerë ndërkombëtar në Shqipëri, Itali dhe Spanjë, në kuadër të hetimeve për një grup të strukturuar kriminal të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet janë fokusuar gjithashtu në zbardhjen e vrasjes së Francesco Diviesti, ngjarje e ndodhur më 25 prill 2025 në Canosa di Puglia, si dhe në aktivitetin e një organizate kriminale me bazë në Tiranë, e dyshuar për trafik droge nga Italia në Shqipëri dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Në kuadër të operacionit janë lëshuar 15 masa sigurie, prej të cilave 10 nga Gjykata e Posaçme në Shqipëri dhe 5 nga autoritetet italiane, ndaj 11 shtetasve shqiptarë dhe 4 italianëve.

Mes të arrestuarve është edhe Ergys Kastrati, i cili u kap nga forcat speciale në një vilë në një zonë rezidenciale gjatë ndërhyrjes së mëngjesit. Po ashtu, në Itali është arrestuar edhe Igli Kamberi, i dyshuar si një nga drejtuesit e grupit kriminal.

Masat e sigurimit janë ekzekutuar në Tiranë, Fier dhe Vlorë, si dhe në qytete të Italisë Barletta, Romë dhe Agnani, si dhe në Madrid të Spanjës.

Personat e dyshuar përballen me një sërë veprash penale, përfshirë:

Sipas hetimeve, tre persona dyshohet se kanë qenë ekzekutorë të drejtpërdrejtë të vrasjes së Diviesti-t, ndërsa dy shtetas italianë akuzohen për ndihmë në fshehjen e gjurmëve të krimit.

Hetimet kanë zbuluar se viktima është përfshirë fillimisht në një konflikt në një lokal në Barletta dhe më pas është transportuar në një zonë të izoluar në Murgia, ku është qëlluar me armë zjarri. Më pas, sipas hetuesve, trupi i tij është djegur në përpjekje për të asgjësuar provat.

Autoritetet italiane kanë theksuar se mënyra e ekzekutimit ngjan me metoda kriminale të përdorura në vitet ’90 në rajon, çka ka bërë që çështja të trajtohet nga struktura antimafia.

Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar edhe pasuri të konsiderueshme, përfshirë:

Operacioni është pjesë e një hetimi shumëvjeçar mes SPAK dhe autoriteteve italiane kundër rrjeteve të trafikut ndërkombëtar të drogës, i cili pason disa operacione të mëparshme të përbashkëta.

Autoritetet kanë theksuar se hetimet vijojnë dhe procedimi ndodhet ende në fazën paraprake.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.