🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.45 ▼0.12%
ARI 3,866 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,540 ▼ -1.42% ETH $1,804 ▼ -1.33% XRP $0.9489 ▼ -1.41% SOL $71.2600 ▼ -0.85%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.45 ▼0.12 % ARI 3,866 ▼0.54 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.45 ▼0.12 % ARI 3,866 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
Politika

“SPAK po mbron Padrinon…”, Berisha sulmon edhe PS: I patë fytyrat e atyre në Asamble?!

Kreu i PD-së Sali Berisha u paraqit edhe sot më 16 nëntor përpara SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje” për çështjen Partizani.

Berisha në fjalën e tij ka sulmuar institucionin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Kryedemokrati tha se SPAK është bërë avokaturë speciale për kryeministrin Rama.

I ndërrohet emri, nuk quhet më Skapi i partisë, por tani edhe partinë ka filluar ta lëshojë, por merret vetëm me mbrojtjen e Padrinos të Shqipërisë”, tha Berisha.

“Pra, siç e shihni, për këtë seksion të PS, nuk ekziston krimi elektoral. Dhe këta janë bashkëfajtorë. Këta janë bashkëautorë të të gjithë dhunës, terrorit policor që ushtrohet në rrugët dhe sheshet e Tiranës kundër protestuesve që kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk u ndala këtu në amnistinë që i bëjnë Edi Ramës në vjedhjet e tij të pallogaritshme.

Rama është akuzuar nga OSBE që në vitin 2014 se ka të fshehur në bankat offshore 200 milionë euro. Por fundi i tij është i pashmangshëm. Ju e ndoqët Asamblenë e Partisë së Krimit. Në Asamble, fytyrat e tyre ishin secila më armiqësore ndaj Padrinos.

Nuk kam parë ndonjëherë në një kolektivitet fytyra njerëzish që akuzonin kreun siç e akuzonin asambleistët. Dhe jo se janë të ndershëm se edhe ata janë kriminelë që kanë vjedhur, kanë plaçkitur shqiptarët në mënyrë të pamëshirë. Por se tani, njeriu që ishte zotuar për mbrojtje, i kishte korruptuar, po shkon atje ku e meriton. Ndaj dhe ftoj shqiptarët të vazhdojnë fuqishëm protestat, të vazhdojmë t’i japim shtytjen e fundit këtij narkodiktatori që plaçkiti Shqipërinë më shumë se të gjitha regjimet e kohërave të shkuara”, deklaroi Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.