☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,698 ▼0.86%
DOW 51,509 ▼0.68%
NASDAQ 26,888 ▼1.31%
NAFTA 91.44 ▲1.02%
ARI 4,321 ▼1.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $83,911 ▼ -2.98% ETH $2,657 ▼ -3.36% XRP $1.4895 ▼ -5.13% SOL $113.9700 ▼ -3.2%
S&P 500 7,698 ▼0.86 % DOW 51,509 ▼0.68 % NASDAQ 26,888 ▼1.31 % NAFTA 91.44 ▲1.02 % ARI 4,321 ▼1.28 % S&P 500 7,698 ▼0.86 % DOW 51,509 ▼0.68 % NASDAQ 26,888 ▼1.31 % NAFTA 91.44 ▲1.02 % ARI 4,321 ▼1.28 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Kronika

SPAK zbulon skemë mashtrimi me call center në Tiranë, dëmi afro 2 milionë euro

Një operacion i përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve franceze ka goditur një skemë mashtrimi të call center-ave që operonte në Tiranë. Gjatë aksionit, i zhvilluar të mërkurën, janë ushtruar kontrolle në një qendër thirrjesh dhe në katër banesa në kuadër të një hetimi ndërkombëtar për mashtrime në investime në kriptomonedha.

Sipas hetimeve, viktimat, kryesisht shtetas francezë, kontaktoheshin nga persona me identitete të rreme, që i bindnin ata të investonin në platforma online me premtimin e fitimeve të larta. Dëmi i shkaktuar nga këto skema arrin rreth 2 milionë euro.

Nëpërmjet shkëmbimit të informacionit me Eurojust, autoritetet franceze kanë ndihmuar në gjurmimin e fondeve të transferuara në kriptovaluta, duke identifikuar disa shtetas shqiptarë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Një person është ndaluar si i dyshuar kryesor për hapjen e portofoleve të kriptovalutave dhe transferimin e parave, ndërsa janë identifikuar edhe pesë persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e të gjithë rrjetit kriminal.

Gjatë operacionit janë sekuestruar kompjuterë, telefona, pajisje elektronike, portofole kriptomonedhash, një automjet luksoz dhe shuma parash në disa valuta, që dëshmojnë për përmasat e këtij aktiviteti kriminal.

Kjo veprimtari vjen në një kohë kur Shqipëria është vënë në fokus për aktivitetet e call center-ave mashtrues, të cilët synojnë përfitime financiare në kurriz të qytetarëve të huaj përmes skemave online.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.