☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.95 ▲0.85%
ARI 4,201 ▼1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,486 ▼ -2.02% ETH $1,630 ▼ -2.15% XRP $1.1205 ▼ -2.78% SOL $64.5500 ▼ -1.84%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.95 ▲0.85 % ARI 4,201 ▼1.98 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kosova

Spanja kundër ndryshimit të kufijve, njeh Kosovën nëse bën marrëveshje me Serbinë?

Spanja do ta njohë Republikën e Kosovës si shtet, në rast të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Megjithatë, shteti spanjoll e kundërshton idenë e shkëmbimit të kufijve si zgjidhje përfundimtare ndërmjet dy shteteve, transmeton Gazeta Express.

Siç shkruan gazeta spanjolle “Moncloa’, Spanja është duke e përgatitur njohjen diplomatike të Republikës së Kosovës.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Spanjës janë njoftuar në detaje lidhur me ecurinë e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, dhe pritet që një marrëveshje historike ndërmjet dy vendeve të arrihet brenda katër apo gjashtë muajsh.

E nëse do të arrihet kjo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Spanja do të lëvizë përpara duke e njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Gazeta shkruan se Spanja është kundër idesë së propozuar nga Thaçi dhe Vuçiq për ndryshim të kufijve, pasi mendojnë që një gjë e tillë mund të përdoret si precedent nga nacionalistët në Kataluni, të cilët mund të kërkojnë njohje ndërkombëtare më vonë.

Ndërkohë ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borell, ka thënë më herët se në rast të arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, atëherë edhe vendet të cilat nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet, do të lëviznin përpara për të marrë një vendim përfundimtar për njohje.

Borell ka folur edhe për kundërshtimin që iu bë idesë për shkëmbim të territoreve nga fuqitë e mëdha, duke thënë se Evropa nuk është një vend ku duhet të krijohen etnitete homogjene.

“Evropa është ndërtuar për të jetuar së bashku njerëz të etnive të ndryshe e të kulturave të ndryshme”, ka thënë Barell.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.