☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,722 ▲0.73%
DOW 51,160 ▲0.46%
NASDAQ 27,181 ▲1.15%
NAFTA 91.13 ▼1.87%
ARI 4,173 ▼0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $84,306 ▼ -0.53% ETH $2,669 ▼ -1.12% XRP $1.4678 ▼ -2.13% SOL $118.4300 ▼ -0.12%
S&P 500 7,722 ▲0.73 % DOW 51,160 ▲0.46 % NASDAQ 27,181 ▲1.15 % NAFTA 91.13 ▼1.87 % ARI 4,173 ▼0.71 % S&P 500 7,722 ▲0.73 % DOW 51,160 ▲0.46 % NASDAQ 27,181 ▲1.15 % NAFTA 91.13 ▼1.87 % ARI 4,173 ▼0.71 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Bota

SPANJË – Thellohet kriza e qeverisë pas rrëzimit të masave për strehimin

MADRID, 2 tetor /ATSH-DPA/ – Qeveria e pakicës e kryeministrit Pedro Sánchez është përfshirë në një krizë të thellë politike pas rrëzimit nga Parlamenti të dy dekreteve, që synonin të përballonin krizën e strehimit në Spanjë, veçanërisht rritjen e qirave dhe dëbimet nga banesat.

Deputetët e Partisë Popullore (PP), partisë së djathtë populiste “Vox”, partisë separatiste konservatore katalanase “Junts” dhe dy deputetë të tjerë votuan kundër masave.

Në Parlamentin me 350 deputetë, dekreti i parë u rrëzua me 178 vota kundër, ndërsa i dyti me 184 vota kundër.

Qeveria e Sánchez-it e ka pasur gjithnjë e më të vështirë miratimin e nismave në Parlament, pasi “Junts”, që ka shtatë deputetë, tërhoqi mbështetjen për qeverinë rreth një vit më parë.

Kryeministri Sánchez mori pjesë në debatin parlamentar dhe u bëri thirrje deputetëve të votonin pro dekreteve, duke argumentuar se në këtë mënyrë do të shmangeshin pasoja negative për shoqërinë.

Të martën, qeveria miratoi një paketë të gjerë masash për krizën e strehimit, pas reagimit të fortë publik ndaj dëbimit nga banesa të një gruaje 87-vjeçare, rast që shkaktoi protesta të mëdha.

Masat parashikonin zgjatjen e mbrojtjes për personat që rrezikojnë të dëbohen nga banesat; rregulla më të rrepta për kontratat e qirasë; ndalimin deri në vitin 2028 të blerjes së apartamenteve nga fondet e mëdha të investimeve që synojnë të përfitojnë nga tregu i banesave dhe lehtësime tatimore për qiramarrësit dhe pronarët.

Dekreti i dytë parashikonte gjithashtu zgjatjen me dy vjet të kontratave ekzistuese të qirasë, që do të përfundonin deri në fund të vitit 2028.

Kriza e strehimit në Spanjë ka disa shkaqe.

Sipas të dhënave të institutit kombëtar të statistikave, INE, popullsia e vendit është rritur me rreth 3 milionë banorë që nga viti 2015, ose rreth 7%.

Në të njëjtën kohë, është rritur ndjeshëm edhe turizmi.

Sipas gazetës “El País”, që nga viti 2018, numri i netëve të qëndrimit në apartamentet dhe banesat turistike është dyfishuar. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.