🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.29 ▲0.21%
ARI 4,020 ▲2.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,780 ▲ +1.71% ETH $2,290 ▲ +2% XRP $1.2743 ▲ +2.11% SOL $92.7000 ▲ +1.35%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.29 ▲0.21 % ARI 4,020 ▲2.01 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.29 ▲0.21 % ARI 4,020 ▲2.01 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Sulejmani: Heshtja e BDI-së për kanalizimin Zajaz–Drugovë, forcon dyshimet për keqpërdorime

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani nga VLEN, akuzoi BDI-në për heshtjen lidhur me mosrealizimin e projektit të kanalizimit në Zajas me mbi 9 milionë euro të financuar nga Bashkimi Europian.

Ai tha se, ndonëse fondet janë ndarë dhe afatet kanë përfunduar, banorët vazhdojnë të jenë pa kanalizim, ndërsa akuzon ish drejtuesit për mungesë përgjegjësie.

Ai thotë se heshtja e tyre vetëm se i forcon dyshimet se edhe me fondet Europiane kanë keqpërdorur.

“Heshtja e tyre vetëm se i forcon dyshimet se edhe me Fondet Europiane i kanë futur duart madje deri në bëryla. Para opinionit flasin për integrime dhe standarte europiane, por kur duhet të shpjegojnë se çfarë ka ndodhur me më shumë se 9 milion euro të taksapaguesve europian zgjedhin ta mbajnë gojën të mbyllur. Kjo është mënyra se si BDI-ja ka qeverisur për më shumë se dy dekada. Europën e ka mbajtur në maje të gjuhës por kur vinte puna tek fondet europiane, i haronin edhe vlerat edhe standartet. Pjesa më e turpshme e këtij skandali, ai thotë se është fakti se bëhet fjalë për Zajazin dhe vendlindjen e Ali Ahmetit, ku vlerëson se, nëse kështu janë kujdesur për Zajazin, mund të merret me mend se si janë kujdesur për vendbanimet tjera të banuara me shqipëtar”, tha Sulejmani

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.