☁️
Tiranë 19°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $79,869 ▼ -2.16% ETH $2,311 ▼ -3.95% XRP $1.2721 ▼ -3.03% SOL $100.2200 ▼ -4.22%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Sporti

Super tifozi Hector Chavez, Kupa e 11-të e Botës për meksikanin me sombreron gjigante

Meksika, një nga tre vendet organizatore të Kupës së Botës, gëzon prej shumë kohësh mbështetjen e super tifozit Hector Chavez. Që nga koha kur priti edicionin e 1986-ës.

Chavez, që po shijon Botërorin e tij të 11-të, është i njohur pasi mban një sombrero ‘oversize’, ku është stampuar nofka e tij, “Caramelo”. Kjo sombrero Botërorësh mban flamujt e të gjitha skuadrave pjesëmarrëse në turne.

Super tifozi meksikan është shprehur krenar për faktin që ka ndjekur ndeshjen e 543-të në Kupën e Botës dhe ka treguar vështirësitë që ka hasur për shkak të kostove: “Meksika ka një nga tifozëritë më të mira në botë, një nga ato që udhëtojnë më shumë dhe me më shumë ngjyra. Me traditë, identitet dhe krenari. Jam shumë me fat që jam këtu, me djalin tim në krah që asiston në Kupën e 5-të të Botës. Vazhdojmë ta mbështesim kombëtaren me të gjitha forcat tona.

Kjo është Kupa e Botës më e kushtueshme në histori, disa nga miqtë e mi që zakonisht më kanë shoqëruar, nuk mundën të vinin. Jemi këtu falë mbështetjes së familjes. E vërteta është se kemi punuar shumë për të ardhur këtu, në fund ia kemi dalë dhe do të vazhdojmë ta mbështesim kombëtaren deri në fund”, – ka theksuar Chavez.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.