🌤️
Tiranë 30°C · Kryesisht kthjellët 03 August 2026
S&P 500 7,590 ▲1.34%
DOW 53,020 ▲1.02%
NASDAQ 25,900 ▲2.07%
NAFTA 79.54 ▼6.06%
ARI 4,092 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
₿ CRYPTO
BTC $63,859 ▲ +1.19% ETH $1,869 ▲ +0.55% XRP $1.0821 ▲ +0.32% SOL $73.5100 ▲ +0.63%
S&P 500 7,590 ▲1.34 % DOW 53,020 ▲1.02 % NASDAQ 25,900 ▲2.07 % NAFTA 79.54 ▼6.06 % ARI 4,092 ▼0.37 % S&P 500 7,590 ▲1.34 % DOW 53,020 ▲1.02 % NASDAQ 25,900 ▲2.07 % NAFTA 79.54 ▼6.06 % ARI 4,092 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
03 Aug 2026
Breaking
Kosova

Sveçla jep detaje nga Zubin Potoku: Janë gjetur katër trupa në varrezën e re masive

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili po qëndron në Jabukë, lokacion ky tjetër në të cilin është zbuluar një varrezë masive në komunën e Zubin Potokut, ka bërë të ditur se deri më tani janë gjetur të paktën katër trupa.

Sipas tij, viktimat dyshohet se pas ekzekutimit janë hedhur në një gropë qereçi.

“Po tash sapo erdha nga lokacioni ku është zbuluar varreza e re masive. Deri tash janë zbuluar të paktën 4 trupa, të cilët pas ekzekutimit janë hedhur në një gropë qereçi”, tha Sveçla para mediave.

Ai tha se ekipet hetimore, ekspertët e forenzikës dhe të mjekësisë ligjore të Republikës së Kosovës, me mbështetjen e ekspertëve të EULEX-it, po zhvillojnë punën në terren për zbardhjen e rastit, shkruan RTK.

“Hetimet për kriminelët që kanë shkaktuar këtë krim do të vazhdojnë. Ne nuk do të ndalemi derisa nuk zbulojmë edhe të pagjeturit e fundit, por po ashtu nuk do të ndalemi derisa secili kriminel të paguajë për krimet që kanë shkaktuar, posaçërisht për këto krime ku gjatë luftës kanë ekzekutuar njerëz të pafajshëm dhe pastaj kanë punuar që ky krim të fshihet”, u shpreh ai.

Në deklaratën e tij, Sveçla akuzoi Serbinë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe tha se ka pasur përpjekje të vazhdueshme për fshehjen e tyre.

“Siç kam deklaruar edhe më herët, tashmë është dëshmuar se Serbia është e njëjta Serbi e cila ka shkaktuar krime të luftës në ’98–’99. Ajo nuk po ndryshon dhe përveçse është angazhuar që të dëmtojë, të vrasë e të spastrojë Kosovën nga shqiptarët, gati tash e tri dekada është duke punuar në vazhdimësi që këto krime t’i fshijë”, tha Sveçla.

Tutje Sveçla ka treguar se lartësia ku janë gjetur varreza e parë dhe varreza e dytë është diku 900 metra.

“Është e njëjta luginë e përroit, gjë që bën për të dëshmuar që kemi të bëjmë me të njëjtin grup. Duke u shprehur ngushëllime familjeve të të pagjeturve, po ashtu, ju kërkoj durim deri në momentin kur shkenca, ekspertët tanë, të përcaktojnë saktë se kufomat cilëve individë u takojnë dhe pastaj patjetër t’u dorëzohen familjeve, por edhe si shoqëri dhe si shtet t’i përcjellim në mënyrë më dinjitoze të mundshme”, tha Sveçla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.