Ekonomia

TAP, parakualifikohen 4 kompani shqiptare

Gazsjellesi_TAPTani kur kriza në sektorin e ndërtimit ka përfshirë edhe kompanitë e ndërtimit të rrugëve, projekti TAP është një front i mirë pune për ta. Ekipi menaxhues iTAP ka parakualifikuar katër kompani shqiptare për të ndërtuar rrugët dhe urat ndihmëse në Shqipëri. Sipas një njoftimi zyrtar të konsorciumit, ka kaluar fazën e parë të përzgjedhjes për infrastrukturën mbështetëse kompania shqiptare Gener 2, e cila për TAP është ofruar në konsorcium me kompaninë italiane Sicilsaldo S.p.A. Kompania tjetër shqiptare e infrastrukturës rrugore Alb –Star LTD është përzgjedhur e vetme.Ndërsa Trema Engineering 2 sh.p.k.ështëpërshirë në projektin e TAP në bashkëpunim me austriakët e Strabag AG dhe Salillari nëbashkëpunim me austriakët e Habau Hoch-und Tiefbaugesellschaft m.b.H.

Për ndërtimin e rrugëve dhe urave që nevojiten për ndërtimin e gazsjellësit janë parakualifikuar në pjesën shqiptare edhe kompanitë greke. Aktor, e njohur për ndërtimin e segmentit të ri rrugor, Elbasan-Tiranë, kompania tjetër greke, Terna S.A. dhe kompania turke SMK Ulusal Construction dhe Trade, janë parakualifikuar për ndërtimin e rrugëve dhe urave në shërbim të TAP. Të gjitha këto kompani do tëpërfshihen në garën finale, bëjnë të ditur burimet nga stafi menaxhues i TAP. Për realizimin e këtij projekti në pjesën shqiptare do të investohen 60 milionë euro vetëmpër infrastrukturën rrugore.

Shqipëria është tërësisht jashtë planit për të përfituar si kontraktor i parë i punimeve për shtrirjen e tubacionit. Deri më tani janë parakualifikuar 30 kompani, mësë shumti greke, austriake dhe italiane për punimet e tubacionit të gazsjellësit në Shqipëri dhe Greqi. Duke qenë se, Shqipëria aktualisht është jashtërrjeteve ndërkombëtare të gazit dhe nuk ka një rrjet tëbrendshëm, nuk ka kompani të perfeksionuara në këtë fushë. Kompanitëshqiptaredo të jenë nënkontraktore në këto punime.

Kompanitë që janë parakualifikuar nga TAP për të zhvilluar punime në Shqipëri

Rrugët ndihmëse dhe urat në Shqipëri

-AKTOR S.A.

-Sipërmarrje e përbashkët ndërmjet Gener 2 sh.p.k dhe Sicilsaldo S.p.A.

-Terna S.A.

-SMK Ulusal Construction dhe Trade Co. inc.

-Alb-Star Ltd.

-Sipërmarrje e përbashkët ndërmjet Strabag AG dhe Trema Engineering 2 sh.p.k

-Sipërmarrje e përbashkët ndërmjet Habau Hoch-und Tiefbaugesellschaft m.b.H and Salillari Ltd.

Kompanitë e parakulifikuara për tubacionin(Shqipëri dhe Greqi)

 -Sipërmarrje e përbashkët ndërmjet Punj Lloyd Ltd. dhe SICIM S.p.A. – për lotet në Shqipëri dhe Greqi

-Sipërmarrje e përbashkët ndërmjet Nuova Ghizzoni S.p.A., SicilsaldoS.p.A. dhe Metka S.A. – për lotet në Shqipëri dhe Greqi

-Sipërmarrje e përbashkët ndërmjet Max Streicher GmbH & Co. KG aA, Denys plc dhe Terna S.A. – për lotet në Shqipëri dhe Greqi

-Sipërmarrje e përbashkët ndërmjet BonattiS.p.A. dhe J&P-Avax S.A. – për lotet në Shqipëri dhe Greqi

-Spiecapag – për lotet në Shqipëri dhe Greqi

-China Petroleum Pipeline Bureau – për lotet në Shqipëri dhe Greqi

-SaipemS.p.A. – për lotet në Shqipëri dhe Greqi

-Consolidated Contracting Engineering & Procurement S.A.L.- Në tokë – për lotet në Shqipëri

-Sinopec international Petroleum Service Corporation – për lotet në Shqipëri

-Sipërmarrje e përbashkët ndërmjet PPS Pipeline Systems GmbH dhe Habau\

Hoch-und Tiefbaugesellschaft m.b.H. – për lotin në Shqipëri

-Stacionet EPC (Shqipëri dhe Greqi)

-Sipërmarrje e përbashkët ndërmjet Renco SPS dhe Terna S.A. – për lotet në Shqipëri dhe Greqi

-Max Streicher GmbH & Co. KG aA – për lotin në Shqipëri

-Sipërmarrje e përbashkët ndërmjet APS Engineering C. Roma S.p.A. dhe Progetti Europa & Global S.p.A. -për lotin në Greqi

-Sipërmarrje e përbashkët ndërmjet ABB S.p.A. dhe J&P-Avax S.A. – për lotet në Shqipëri dhe Greqi

-Punj Lloyd Ltd. -për lotet në Shqipëri dhe Greqi.

-Rheinmetall international Engineering GmbH-për lotet në Shqipëri dhe Greqi–TAP ka krijuar gjithashtu një platformë regjistrimi online në faqen e tij të internetit, ku nënkontraktorët e mundshëm të interesuar për të punuar me një nga kontraktorët e TAP-it mund të regjistrojnë detajet e tyre. TAP i nxit ofruesit që ta përdorin mënyrën e regjistrimit online dhe tëndajnë detajet e kontaktit të ofruesve të regjistruar me ofruesit/kontraktorët e EPC. (http://www.tap-ag.com/project-opportunities/for-companies/interested-in-working-as-subcontractor).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button