Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 21 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 100.91 ▲2.7%
ARI 4,517 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $77,354 ▼ -0.18% ETH $2,119 ▼ -0.53% XRP $1.3691 ▼ -0.1% SOL $85.9300 ▲ +1.14%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 100.91 ▲2.7 % ARI 4,517 ▼0.4 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 100.91 ▲2.7 % ARI 4,517 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
21 May 2026
Breaking
Politika

Tarran nga Pogradeci: Transparenca në reforma përmirëson demokracinë në Shqipëri

Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Michel Tarran, nga Pogradeci sot në 21 maj komentoi reformën zgjedhore dhe atë territoriale.

Duke folur për reformën zgjedhore, Tarran u shpreh se Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është angazhuar për të mbështetur Komisionin e Posaçëm.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është angazhuar në këtë punë për të mbështetur komisionin e posaçëm. Që nga fillimi kanë punuar ngadalë, kanë humbur kohë, por gëzohemi që kanë rifilluar punën e tyre.

Dhe, siç e keni thënë, kanë punuar në temën e financimit të partive, që është një aspekt shumë i rëndësishëm i jetës politike në ndonjë vend demokratik, siç është tani Shqipëria.

Sa i përket reformës, ne nuk jemi këtu për të propozuar, por për të punuar në një model. Ka modele të ndryshme, çdo vend e ka modelin e vet. Dhe ka probleme të ndryshme me organizimin e zgjedhjeve, ka rekomandimet që bëhen nga ODIHR-i çdo herë kur vijnë këtu për të vëzhguar zgjedhjet.

Ne jemi këtu për t’i ndihmuar në implementimin e këtyre rekomandimeve. Por, edhe njëherë, ne nuk kemi një model të preferuar, që ta implementojmë në Shqipëri. Edhe njëherë, ka sisteme të ndryshme. OSBE-ja bëhet nga 57 vende pjesëmarrëse dhe çdonjëri ka sistemin e tij, e duhet që shqiptarët vetë të vendosin cilin sistem kanë dëshirë për ta implementuar këtu.

Absolutisht, është prapë një problem i shqiptarëve, në të cilin nuk do të hyjmë”, tha Tarran.

U pyet edhe sesa deputetë duhet të ketë parlamenti shqiptar. Përgjigjja e tij ishte: “150, 200, 50,300  është problem juaj dhe prapë në çdo vend ka situatë të ndryshme. Duke parë sa banorë janë në Shqipëri, kuptoj që dikush konsideron që duhet të jenë më pak deputetë, ka argument tjetër e ka që janë në favor të një numri më të madh.

Çdo vend duhet të vendosë vetë, nuk është puna jonë për të komentuar këtë aspekt teknik”.

Në lidhje me pyetjen e hartës territoriale ambasadori u përgjigj: “Nuk jam i sigurt që do shkoni me hartën e re territoriale, nuk e di do shikojmë, deri tani nuk kam dëgjuar që do të jetë gati një hartë e re. E di që dhe këtu ka mendime të ndryshme,nuk është puna ime që të hyj në këtë debat”.

Ambasadori u pyet dhe për faktin se shumë parti të vogla nuk janë të kënaqura me reformën zgjedhore.

“Ky lloj diskutimi ekziston në vendet e tjera gjithashtu, edhe prapë mund të kuptoj edhe vendimin e atyre partive që konsiderohen që nuk respektohen në mënyrën e duhur dhe që nuk u jepen mundësi për t’u zhvilluar. Por duhet thënë që ka shumë vende ku sistemi bazohet në parimin e dy palëve, një parti e madhe ose një koalicion partish të mëdha nga njëra anë dhe një koalicion partish të mëdha nga ana tjetër.

Ose dy parti, të mos flasim për Europën, por në Shtetet e Bashkuara ka dy parti, edhe gjithë përpjekjet që janë bërë nga aktorët e tjerë për të krijuar parti të tjera të vogla nuk kanë funksionuar atje dhe asnjëri nuk thotë që Shtetet e Bashkuara nuk janë një vend demokratik. Domethënë ekzistojnë sisteme të ndryshme. Mund të konsiderojmë që jemi akoma në periudhë tranzicioni në Shqipëri. Mendoj që duhet ta gjejnë një sistem që është më i përshtatshëm për vendin tuaj”, u shpreh ai.

Më tej, u pyet dhe për faktin që tranzicioni po merr shumë kohë.

“Po. Unë e di, unë kam qenë këtu. Nuk e di, ka periudha që kanë vazhduar më shumë. Perandoria Osmane ka qenë këtu 500 vjet, komunizmi ka qenë këtu 45 vjet. Tranzicioni nuk tregon që nuk ka zhvillim. Zhvillimi vazhdon dhe mendoj që tranzicioni do të vazhdojë, dhe vazhdon tek ne gjithashtu, tek ne gjithashtu ndryshohet nganjëherë sistemi zgjedhor. Jam francez, ju e dini që në Francë kemi patur disa reforma zgjedhore dhe jemi duke diskutuar.

Në Francë ka disa parti që kërkojnë ndryshim të zgjedhjeve sepse konsiderojnë që sistemi i tanishëm nuk është i përshtatshëm. Demokracia është diçka që përmirësohet vazhdimisht”.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.