☁️
Tiranë 15°C · Vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,341 ▼1.03%
DOW 50,759 ▼1.64%
NASDAQ 24,328 ▼0.74%
NAFTA 85.67 ▼0.06%
ARI 3,853 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $64,566 ▼ -1.01% ETH $1,815 ▼ -0.59% XRP $0.9761 ▲ +1.98% SOL $73.8900 ▲ +2.88%
S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 85.67 ▼0.06 % ARI 3,853 ▼0.01 % S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 85.67 ▼0.06 % ARI 3,853 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Politika

Ish-ambasadori Bimo për incidentin me këngën nacionaliste serbe: Nëse nuk ndryshon qasja, incidente të tilla do përsërite

Ish-ambasadori Roland Bimo ka kërkuar ndryshim rrënjësor të qasjes së Shqipërisë dhe Kosovës ndaj incidenteve të tilla, duke iu referuar rastit të transmetimit të kolonës zanore nacionaliste serbe ndaj Kosovës gjatë hapjes së Forumit të II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian në Bruksel.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Bimo tha se reagimet e momentit nuk mjaftojnë për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla, ndërsa theksoi nevojën që integrimi europian i Kosovës të jetë në qendër të agjendës politike edhe në Tiranë.

Sipas tij, Shqipëria duhet të marrë një rol më aktiv në mbështetjen e Kosovës drejt integrimit në BE, në një kohë kur, siç pretendon ai, ka aktorë që synojnë të pengojnë integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“Kjo që ndodhi nëse do mjaftohemi me këtë reagim do të ndodhë prapë nesër. Pra duhet ndryshuar rrënjësisht qasja. Nëse kryeministri i Kosovës nuk e ka në plan të ditës integrimin e Kosovës në BE, në nga Tirana duhet ta kthejmë në rend të ditës se si mund të ndihmojmë. Sepse tendenca diku në Bruksel është se si mund ta pengojnë. Por siç thashë më parë, ju intereson që jo i gjithë Ballkani perëndimor të integrohet në BE dhe nëse do vazhdojë kështu do jetë Kosova ajo do jetë Sarajevo e 1914…Ogur i keq është, por më mirë ta kesh në mendje që të mund të punosh që ta neutralizosh”, tha Bimo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.