☁️
Tiranë 16°C · Vranët 13 May 2026
S&P 500 7,401 ▼0.16%
DOW 49,761 ▲0.11%
NASDAQ 26,088 ▼0.71%
NAFTA 101.52 ▼0.65%
ARI 4,710 ▲0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $81,141 ▲ +0.14% ETH $2,294 ▼ -0.59% XRP $1.4506 ▼ -0.84% SOL $95.2700 ▼ -0.82%
S&P 500 7,401 ▼0.16 % DOW 49,761 ▲0.11 % NASDAQ 26,088 ▼0.71 % NAFTA 101.52 ▼0.65 % ARI 4,710 ▲0.5 % S&P 500 7,401 ▼0.16 % DOW 49,761 ▲0.11 % NASDAQ 26,088 ▼0.71 % NAFTA 101.52 ▼0.65 % ARI 4,710 ▲0.5 %
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
13 May 2026
Breaking
Bota

Të ndaluara në mbi 100 vende të botës, SHBA pritet t’i japë Ukrainës bomba thërrmuese

Mediat ndërkombëtarë njoftojnë sepresidenti amerikan pritet të shpallë brenda ditës paketën e armëve që do t’i ofrohet Ukrainës.

Gazeta New York Times, shkruane se disa nga bashkëpunëtorët kryesorë të presidentit amerikan, Joe Biden, përfshirë sekretarin e shtetit Anthony Blinken, kishin rekomanduar që SHBA të dërgonte armët në Ukrainë.

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes Kombëtare të SHBA, gjenerali Mark Milley, tha gjithashtu javën e kaluar se Uashingtoni po shqyrtonte mundësinë.

Municionet thërrmuese përbëhen nga një bartës (bombë, predhë) brenda së cilës ndodhen të ashtuquajturat “nën-municione”, të cilat shpërndahen në një zonë të gjerë pasi transportuesi hapet mbi objektiv. Për nga natyra e tyre, larg armëve precize, ato janë përgjegjëse për vdekje të panumërta civile dhe përbëjnë rrezik për popullatën. Në fakt, ato janë një kërcënim si gjatë luftës ashtu edhe shumë kohë më pas, sepse disa nga bombat nuk do të shpërthejnë menjëherë.

Mbi shumë se 120 vende kanë nënshkruar Konventën e Kombeve të Bashkuara të vitit 2008 për Municionet Thërrmuese dhe konkretisht për ndalimin e përdorimit të tyre. Midis tyre janë aleatët kryesorë të Ukrainës dhe SHBA-së, si Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

Por Ukraina, Rusia dhe SHBA-ja nuk e kanë nënshkruar atë traktat, megjithëse një ligj i vitit 2009 ndalon SHBA-në të eksportojë municione thërrmuese me shkallë të dështimit të bombave prej më shumë se 1 për qind, që mbulon pothuajse të gjithë rezervën ushtarake të SHBA-së. Megjithatë, Biden mund t’i anashkalojë ndalimet e tilla në rastet që konsiderohen të jenë në interes të sigurisë kombëtare të SHBA.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.