🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 23 April 2026
S&P 500 7,138 ▲1.05%
DOW 49,490 ▲0.69%
NASDAQ 24,658 ▲1.64%
NAFTA 94.57 ▲1.73%
ARI 4,729 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
₿ CRYPTO
BTC $78,155 ▲ +0.37% ETH $2,351 ▼ -1.49% XRP $1.4227 ▼ -2.02% SOL $86.1000 ▼ -1.97%
S&P 500 7,138 ▲1.05 % DOW 49,490 ▲0.69 % NASDAQ 24,658 ▲1.64 % NAFTA 94.57 ▲1.73 % ARI 4,729 ▼0.51 % S&P 500 7,138 ▲1.05 % DOW 49,490 ▲0.69 % NASDAQ 24,658 ▲1.64 % NAFTA 94.57 ▲1.73 % ARI 4,729 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
23 Apr 2026
Breaking
Arte

Të premten dhe të shtunën shfaqja e komedisë virtuoze e Kiço Londos në teatrin “Skampa” të Elbasanit

Nga Julia Vrapi

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat”, një nga premierat e reja këtë sezon artistik vijon një udhëtim të suksesshëm në skenat tona teatrore. Për publikun vjen një nga komeditë më të njohura të repertorit bashkëkohor. Me ritëm të shpejtë, situata të papritura dhe dialog të mprehtë, shfaqja me regji nga Kiço Londo premton të mbajë gjallë vëmendjen e spektatorëve nga fillimi deri në fund, duke ndërthurur të qeshurën me reflektimin mbi marrëdhëniet njerëzore dhe jetën e përditshme.

Komedia franceze e autorit Marc Camoletti mbrëmjen e së premtes dhe të shtunës do të ngjitet në skenë e teatrit “Skampa” të qytetit të Elbasanit, si një performancë plot humor dhe mendime të thella, që pasqyron miqësinë, vetminë, pasionet dhe tensionet e fshehura të jetës, deri në një fund surprizues që nuk pritet. Si regjisor, Kiço Londo njihet për aftësinë për të përshtatur tekste të ndryshme për publikun shqiptar, duke i dhënë atyre një frymë të re dhe një komunikim të drejtpërdrejtë me spektatorin, ku një nga punët e tij më të fundit është komedia “Sonte do darkojmë në shtrat”, vepër e autorit francez Marc Camoletti përkthyer nga Artur Lena.

Aktorë në role

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat”, që do të jetë për dy mbrëmje me radhë në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan në datat 24 dhe 25 prill gjatë fundjavës, është shfaqur më parë në skenën e Vlorës, Beratit dhe Tiranës në salla plot me publik, që kanë mirëpritur këtë vepër me regji nga Londo dhe interpretimin e aktorëve në role. Në rolet e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” janë Cubi Metkaj, Erdit Asllanaj, Suela Prendi, Eno Basha, Greta Cani dhe Anxhelo Shkreli.

Një burrë largon gruan për te nëna e saj dhe fton në shtëpi të dashurën që të festojë ditëlindjen e saj. Pas një telefonate gabim, në shtëpi bëhen tre çifte, secili me qëllimet e veta të fshehta, tradhti, aventura apo prova për marrëdhënien. Plani i tyre “perfekt” fillon të prishet sapo gënjeshtrat dalin në sipërfaqe. Keqkuptime, xhelozi dhe situata absurde krijojnë një zinxhir ngjarjesh komike në shfaqjen “Sonte do darkojmë në shtrat”, ku gjithçka del jashtë kontrollit dhe marrëdhëniet vihen në provë.

Një surprizë e këndshme, interpretime të shkëlqyera, origjinale dhe moderne dhe një komedi, që nuk duhet humbur. Regjisori i njohur Kiço Londo ka sjellë vepra të ndryshme teatrore, mes tyre dhe ato që mbajnë emrin e autorit francez Marc Camoletti si “Boeing -Boeing”, që shënoi më parë sukses në skenat tona. Përmes punës së tij me Teatrin Shëtitës “Çajupi”, ai ka kontribuar në afrimin e teatrit me publikun në qytete të ndryshme të vendit, duke e bërë artin skenik më të aksesueshëm dhe më pranë komunitetit. Ndërsa komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” që gjithashtu është prodhim i Teatrit Shëtitës “Çajupi” që udhëhiqet nga regjisori Kiço Londo, më parë shënoi premierën në skenën e teatrit “Petro Marko” në qytetin e Vlorës në mbrëmjet e muajt mars.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.