Të premten mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se të premten, më 25 shtator mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
Kryesia e Kuvendit mbahet në ora 11:00.
“Në rend dite do të jetë propozimi për formimin e komisioneve parlamentare, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2025, si dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kryesisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.