☁️
Tiranë 8°C · Vranët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.34 ▲0.25%
ARI 4,073 ▲0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,700 ▲ +4.44% ETH $2,428 ▲ +6.93% XRP $1.3055 ▲ +2.77% SOL $95.7200 ▲ +3.71%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.34 ▲0.25 % ARI 4,073 ▲0.01 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.34 ▲0.25 % ARI 4,073 ▲0.01 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
05 Nën 2026
Breaking
Bota

TEL AVIV – Urdhri i Izraelit për evakuim shkakton panik në jug të Libanit

TEL AVIV, 5 gusht /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite u bëri thirrje sot banorëve të fshatit al-Mansouri, pranë qytetit bregdetar të Tiros në jug të Libanit, të evakuohen dhe të lëvizin të paktën 1 kilometër në veri.

Ky është urdhri i parë i evakuimit, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit të ri mes Izraelit dhe Hezbollahut, i shpallur në qershor.

Menjëherë pas paralajmërimit, ushtria izraelite njoftoi se kishte kryer sulme në jug të Libanit, duke pretenduar se Hezbollahu kishte shkelur rëndë armëpushimin.

Izraeli nuk dha detaje për objektivat e goditura, ndërsa përmasat e sulmeve mbetën të paqarta.

Dëshmitarët thanë se banorët u larguan në panik drejt qytetit të Tiros pas urdhrit të evakuimit.

Burime libaneze të sigurisë thanë se disa pjesë të fshatit ndodhen nën kontrollin e ushtrisë izraelite.

Hezbollahu dhe qeveria libaneze e konsiderojnë të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare “zonën e sigurisë” të shpallur njëanshmërisht nga Izraeli në jug të Libanit, e cila përfshin rreth 620 kilometra katrorë, ose rreth 6% të territorit të Libanit.

Armëpushimi i ri mes Izraelit dhe Hezbollahut është në fuqi që nga 19 qershori.

Megjithëse përplasjet janë reduktuar, ushtria izraelite ka vazhduar të kryejë sulme në jug të Libanit.

Në fund të qershorit, Izraeli dhe qeveria libaneze ranë dakord për një kornizë që synon arritjen e paqes dhe sigurisë, por Hezbollahu e ka refuzuar këtë marrëveshje. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.