🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 22 May 2026
S&P 500 7,446 ▲0.17%
DOW 50,286 ▲0.55%
NASDAQ 26,293 ▲0.09%
NAFTA 98.10 ▲1.82%
ARI 4,534 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988
₿ CRYPTO
BTC $77,262 ▼ -0.49% ETH $2,121 ▼ -0.35% XRP $1.3583 ▼ -0.95% SOL $86.9200 ▲ +0.36%
S&P 500 7,446 ▲0.17 % DOW 50,286 ▲0.55 % NASDAQ 26,293 ▲0.09 % NAFTA 98.10 ▲1.82 % ARI 4,534 ▼0.2 % S&P 500 7,446 ▲0.17 % DOW 50,286 ▲0.55 % NASDAQ 26,293 ▲0.09 % NAFTA 98.10 ▲1.82 % ARI 4,534 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988
22 May 2026
Breaking
Kronika

Temperatura të larta dhe vranësira, ja si parashikohet moti për javën e fundit të majit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mukal, meteorologu Hakil Osmani dha parashikimin për fundjavën dhe javën që na pret këto ditë.

Sipas tij, edhe këto ditë të fundit të muajit maj do të karakterizohen nga vranësira të shpeshta dhe temperatura të larta.

Sakaq, ai bëri të ditur se në pjesë të ndryshme të ditës do të kemi momente të pakta shiu, kryesisht të shoqëruara me rrebeshe në zonat malore.

“Dita e sotme parashikohet të mbetet me kthjellime dhe vranësira, të cilat bëhen më të dukshmet gjatë pjesës së dytë të ditës, duke bërë që herë pas here në zonat lindore të kemi dhe momente të pakta me pika shiu.

Edhe përgjatë fundjavës parashikohet që kryesisht orët e para të mëngjesit pritet të jenë në dominimin e intervaleve të gjata me diell dhe kalimeve të lehta të vranësirave, por, duke u afruar orët e mesditës dhe pasdites, do të kemi rritje të lagështirës në ajër dhe shpeshtim të vranësirave, duke bërë që herë pas here të krijoj mundësi për momente të pakta me reshje shiu.

Vranësirat të fokusuara kryesisht do të jenë në gjysmën lindore të territorit dhe pjesërisht në zonat jugore, duke bërë që herë pas here të kemi rrebeshe të izoluara shiu. Më të fokusuara dhe disi më prezente, reshjet pritet të jenë në skajin juglindor. Aty pritet që edhe rrebeshet të jenë herë pas here, kryesisht gjatë orëve të pasdites, dhe të zgjasin nga 10 deri në 15 minuta. Nuk do të jenë në sasira të cilat të sjellin problematika, por nuk do të kemi prezencën e diellit, do të kemi këto reshje të cilat do të jenë të fokusuara kryesisht në zonat malore dhe në gjysmën lindore.

Vija bregdetare në pjesën më të madhe të saj do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, intervale të gjata me diell dhe kalime të vranësirave. Ndërsa në bregdetin jugor pritet që herë pas here vranësirat të jenë disi më prezente, duke bërë që të kemi dhe momente të pakta me pika shiu gjatë pjesëve të dyta të ditës, si për sa i përket ditës së shtunë, por po ashtu edhe ditës së diel.

Edhe pse kemi këto vranësira të cilat do të jenë prezente në territorin shqiptar, temperaturat e ajrit do të jenë të larta, jo vetëm gjatë orëve të mesditës. Presim maksimume të cilat në ultësirën perëndimore të regjistrohen shumë pranë vlerave edhe 32°C, por jo vetëm. Edhe në pjesën tjetër të ultësirës perëndimore themi temperatura të cilat do të luhaten nga 28 dhe deri në vlerën 31°C.

Temperatura relativisht të larta presim edhe në zonat malore, ku maksimumet do të jenë shumë pranë vlerave edhe 26°C. Jo vetëm rritje të temperaturave gjatë orëve të mesditës, por po ashtu edhe në mëngjese, ku do të kemi minimume të cilat do të ngjiten në zonat malore në 11 apo 12°C në orët e para të mëngjesit. Ndërsa në ultësirën perëndimore do të luhaten nga 15 deri në vlerën 19 apo 20°C në vijën bregdetare, duke bërë që të jenë temperatura mjaft komode”, u shpreh ai.

Osmani u ndal edhe tek vendet e rajonit, i cili theksoi se e njëjta situatë me vranësira dhe temperatura të larta do të përfshijë Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

“Për sa i përket vendeve të rajonit, temperaturat do të jenë mjaft të larta. Si për Kosovë, Republikën e Maqedonisë së Veriut, po ashtu edhe Mali i Zi do të kenë maksimume, ku në Kosovë pritet shumë pranë vlerave 29°C, madje përgjatë fundjavës deri në 30°C presim maksimumet. Për sa i përket Republikës së Maqedonisë së Veriut, po ashtu edhe Mali i Zi në vijën bregdetare do të ketë maksimume të cilat duhet të luhaten nga 28 deri në 30°C.

Fundjava do të jetë mitet me temperatura të larta, por vranësirat do të jenë prezente si për Kosovën, Republikën e Maqedonisë së Veriut, edhe Malin e Zi.

Ndryshe paraqitet situata për Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku vranësirat në pjesët e dyta të ditës, si për sa i përket të shtunës dhe të dielës, do të jenë më të dukshme, duke bërë që edhe reshjet të jenë disi më prezente në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.