☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,226 ▲ +1.02% ETH $2,274 ▲ +1.3% XRP $1.2537 ▲ +0.56% SOL $95.7100 ▲ +0.22%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Tension te Kuvendi, tjetër përplasje me policinë, Basha zëvëndësohet nga Berisha

Me nisjen e seancës së Kuvendit ka nisur edhe protesta e gjashtë opozitës. Protesta po zhvillohet jashtë godinës së Parlamentit. Dëgjohen thirrje kundër qeverisë. Protestuesit kanë tentuar të çajnë tre herë kordonin e policisë. Janë protestuesit e Unazës së Re ata që po konfrontohen me policinë. Ndërsa po bën gati ndërhyrjen me autobote. Protestuesit mbajnë pankarta në duar dhe flamuj kombëtar. Që në nisje u hodhën e shashka, tymuese dhe bidona uji në drejtim të policisë. Përplasje raportohet të ketë pasur edhe në afërsi të Ministrisë së Brendshme, aty ku banorët e Unazës së Re u përplasën me policinë që kishte vendosur kordon, e nuk lejonte kalimin drejt Parlamentit.

Protestuesit tentojnë për të tretën herë të çajnë kordonin policor. Nga ana e tyre uniformat blu iu janë përgjigjur me thirrje për të ruajtur qetësinë. Duket se mes turmës që po tenton të çajë kordonin është edhe deputeti i PD-së, Flamur Noka. Policia ka bërë thirrje me megafon.  Ndërprisni veprimet e dhunshme, ruani qetësinë! Veprimet që po kryeni përbëjnë vepër penale. Policia do të zbatojë ligjin.

Në protestën e radhës të opozitës së vendit, përpara parlamentit të Shqipërisë janë mbledhur shumë protestues, të cilët kërkojnë në kor dorëheqjen e kryeministrit Rama. “Rama ik, Rama ik”, janë thirrjet e vazhdueshme të tyre. Protestuesit ndërkaq mbajnë flamuj kombëtar në duar, si dhe përdorin vuvuzela. Ndërsa lideri i PD-së Lulzim Basha ndodhet në Bruksel dhe nuk merr pjesë në protestën e sotme të Partisë Demokratike, në shesh ka shkuar, Sali Berisha. Po ashtu mes protestuesve ndodhet edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Në protestë janë edhe eksponentë të tjerë të partisë demokratike.

Policia e Shtetit i është drejtuar me një thirrje organizatorit të protestës së Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi. Policia bën thirrje për qetësi dhe për largimin e protestuesve që mbajnë maska. “I nderuar Zoti Bardhi, në mes të protestuesve ka persona që mbajnë maska. Si organizator i tubimit në bazë të ligjit për tubimet merrni masa për largimin e tyre nga tubimi”.

Policia ka kaluar në gatishmëri dhe ka bllokuar disa rrugë që të çojnë tek kjo godinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.