🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,366 ▼1.43%
DOW 51,664 ▼0.09%
NASDAQ 25,606 ▼2.14%
NAFTA 73.25 ▼0.83%
ARI 4,140 ▼1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,190 ▼ -3.54% ETH $1,652 ▼ -4.84% XRP $1.0973 ▼ -3.63% SOL $68.7900 ▼ -6.04%
S&P 500 7,366 ▼1.43 % DOW 51,664 ▼0.09 % NASDAQ 25,606 ▼2.14 % NAFTA 73.25 ▼0.83 % ARI 4,140 ▼1.49 % S&P 500 7,366 ▼1.43 % DOW 51,664 ▼0.09 % NASDAQ 25,606 ▼2.14 % NAFTA 73.25 ▼0.83 % ARI 4,140 ▼1.49 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Tensione për ligjin për përfaqësim të drejtë, pushteti dhe opozita përplasen për amendamentet

Atmosferë e tensionuar në seancën e Komisionit për Sistem Politik, ku u zhvillua debat për amendamentet e Propozim-ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Që në amendamentin e parë, me të cilin kërkohej të përcaktohej se përfaqësimi i drejtë është obligim që buron nga Marrëveshja Kornizë dhe jo të konsiderohet si vullnet i mirë i Qeverisë, u shkaktua debat i ashpër pasi zëvendëskryeministri Bekim Sali e refuzoi jo vetëm këtë, por edhe amendamentet e tjera.

“Sinqerisht çuditem se si zëvendëskryeministri me kaq lehtësi thotë se amendamenti nuk pranohet, pa dhënë arsyetim pse. Jemi mësuar deri tani që t’i kaloni gjërat në këtë mënyrë. Problemi sot nuk është vetëm ky ligj, por të gjitha veprimet që keni bërë gjatë këtyre dy viteve. Nuk keni argumente të qarta për ta mbrojtur ligjin e Karakamishevës”, tha Diana Toska nga Fronti Europian.Nga VLEN u kundërpërgjigjën se amendamentet e paraqitura nuk janë thelbësore, por synojnë vetëm bllokimin e miratimit të këtij ligji.

“Të gjitha amendamentet që janë propozuar nuk janë paraqitur për të gjetur zgjidhje dhe për të ofruar diçka më të mirë, por janë përpiluar në mënyrë të tillë që më pas ky ligj të mund të bllokohet, sepse ky është qëllimi juaj. Keni amendamente që janë plotësisht të dëmshme për qytetarët e këtij vendi, veçanërisht për shqiptarët”, u shpreh Imrlije Saliu Fetai nga VLEN.Reagoi edhe deputeti Ziadin Sela.

“Nëse merr diçka që nuk ka qenë ideale dhe e bën edhe më të keqe, pastaj thua se ju e keni bërë, kjo nuk më hyn në kokë. Bëjeni më mirë, po, keni mbështetjen time dhe të Zotit. Ata po hartojnë një ligj me të cilin do të pamundësohet që dikush që ka festuar së bashku me të tjerët të diskriminohet, ndërsa dikush tjetër të privilegjohet. Prandaj heshtni dhe mos flisni fare për këtë ligj”, deklaroi Ziadin Sela – Lidhja e Shqiptarëve.

Fatmir Bytyqi nga LSDM-ja, i cili së bashku me Monika Zajkovën dhe Slavjanka Petrovskën paraqitën amendamente, tha se përfaqësimi i drejtë nuk mund të reduktohet vetëm në shifra.

“Ky ligj flet për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, por nëse e lexojmë me kujdes, do të shohim se propozuesi është kënaqur tepër me formën dhe është marrë shumë pak me thelbin. Sikur të mjaftonte që institucioni të ketë një përqindje të caktuar ose një raport vjetor dhe të përfundojmë se kemi ndërtuar një shtet të drejtë”, theksoi Fatmir Bytyqi nga LSDM.Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat duhet ta zëvendësojë Balancuesin, i cili dy vjet më parë u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.