Tiranë 34°C · Pjesërisht vranët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.85 ▲0.94%
ARI 4,420 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,514 ▲ +0.26% ETH $1,923 ▲ +1.06% XRP $1.0057 ▲ +0.7% SOL $77.5500 ▲ +1.61%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.85 ▲0.94 % ARI 4,420 ▼0.02 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.85 ▲0.94 % ARI 4,420 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Bota

”The Independent”: Shqipëria mes 10 vendeve evropiane pa sistem hyrje-dalje për pushimet e vitit 2026

– Shqipëria gjendet mes 10 vendeve evropiane pa sistem hyrje-dalje për pushimet e vitit 2026, shkruan Amelia Neath për prestigjiozen britanike ”The Independent”.

Pushimet në Evropë gjatë këtij viti mund të mos jenë aq të thjeshta sa dikur, për shkak të hyrjes në fuqi të sistemit të ri të të dhënave biometrike, i cili ka shkaktuar radhë të gjata në disa pika kufitare.

Sistemi i hyrje-daljeve, EES (Entry/Exit System), kërkon që udhëtarët të japin të dhëna biometrike, si gjurmët e gishtërinjve dhe imazhin e fytyrës, gjatë hyrjes së parë në vendet e zonës Schengen, përpara kontrollit të pasaportave.

Megjithatë, sistemi është përballur me disa vështirësi gjatë zbatimit.

Përgjegjësitë për vonesat dhe radhët e gjata janë diskutuar mes aktorëve të ndryshëm të industrisë së udhëtimeve, ndërsa janë ngritur shqetësime si për mungesën e stafit në aeroporte, ashtu edhe për vetë mënyrën e funksionimit të EES, që mund të ndikojë në kohën e kontrolleve kufitare.

Ndërsa disa destinacione kanë arritur ta zbatojnë EES pa shumë probleme, pika të tjera kufitare janë përballur me vështirësi më të mëdha.

Si pasojë, disa udhëtarë kanë kaluar orë të tëra në radhë përpara se të mund të nisin pushimet e tyre.

Avantazhi i Europës është mundësia për të vizituar një shumëllojshmëri të madhe destinacionesh duke udhëtuar vetëm për pak orë.

Por, një pritje prej pesë orësh në kufi, në rastet më të këqija, mund ta kthejë një udhëtim të shkurtër evropian në një eksperiencë shumë më pak të këndshme.

Megjithatë, ka disa vende në Europë që nuk janë të detyruara të zbatojnë sistemin e ri EES në kufijtë e tyre, pasi nuk janë pjesë e zonës Schengen të lëvizjes së lirë.

Shqipëria

E njohur si “sekreti më i mirë i ruajtur i Evropës”, Shqipëria është shfaqur në vitet e fundit si një alternativë më e përballueshme ndaj Greqisë ose Kroacisë.

Vija bregdetare e saj joniane, e njohur si Riviera Shqiptare, ka plazhe pothuajse të ngjashme me ato të Maldiveve me rërë të bardhë dhe ujëra bruz, me Ksamilin dhe Himarën si vende të njohura buzë detit.

Nëse pushimet në plazh nuk janë në listën tuaj këtë vit, Shqipëria ofron shumë më tepër.

Udhëtime të listave të dëshirave ju presin në Alpet Shqiptare, të tilla si Qafa e Valbonës 15 kilometra me panorama alpine dhe shkëmbinj gëlqerorë.

Ose, bëni një udhëtim në kryeqytet, Tiranë, për një pushim të lirë në qytet duke eksploruar përzierjen e ndërtesave shumëngjyrëshe, nga periudha osmane deri në epokën sovjetike, si dhe disa struktura radikale moderne si Downtown One.

Nënte vendet e tjera janë Qipro, Irlanda, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Kosova, Serbia dhe Britania e Madhe./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.