“Thirre seancën, mos ik”, Haxhiu anulon konferencën pasi u afruan deputetët e PDK-së
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka vendosur të mos mbajë konferencën për media në momentin kur ka parë se deputetët e PDK-së ishin afruar pranë saj.
Haxhiu, e cila pritej të deklarohej para mediave, ka aluduar se deputetët e PDK-së kishin planifikuar të mbanin konferencë dhe ka thënë se do të dalë para gazetarëve vetëm nëse PDK-ja ia mundëson një gjë të tillë.
“A paska planifiku PDK me mbajt konferencë? Hajdeni. Në momentin që PDK na e bën të mundur me mbajt konferencë, dal”, është shprehur Haxhiu.
Ndërkohë, deputetët e PDK-së kanë reaguar menjëherë, duke i bërë thirrje Haxhiut që të mos largohet dhe të thërrasë seancën e Kuvendit.
“Thirre seancën, mos ik”, kanë brohoritur deputetët e PDK-së. /Telegrafi/
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.