Tiranë 29°C · Pjesërisht vranët 23 June 2026
S&P 500 7,402 ▼0.95%
DOW 51,823 ▲0.21%
NASDAQ 25,797 ▼1.41%
NAFTA 73.25 ▼0.83%
ARI 4,150 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,471 ▼ -3.42% ETH $1,658 ▼ -4.81% XRP $1.0997 ▼ -3.39% SOL $68.8000 ▼ -5.74%
S&P 500 7,402 ▼0.95 % DOW 51,823 ▲0.21 % NASDAQ 25,797 ▼1.41 % NAFTA 73.25 ▼0.83 % ARI 4,150 ▼1.25 % S&P 500 7,402 ▼0.95 % DOW 51,823 ▲0.21 % NASDAQ 25,797 ▼1.41 % NAFTA 73.25 ▼0.83 % ARI 4,150 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Tirana Airport në negociata për tu shitur, kinezët të interesuar?

Tirana International Airport (TIA), kompania që ka një kontratë koncesionare për menaxhimin e aeroportit të Rinasit është në negociata për tu shitur, sipas burimeve nga institucionet shtetërore vendase. Burime zyrtare nga TIA, të kontaktuar nga Monitor, thanë se nuk kanë koment lidhur me këto negociata, ndërkohë që pohuan se janë shumë afër mbylljes së negociatave me qeverinë shqiptare për rishikimin e kontratës koncesionare. Monitor ka mesuar se një kompani kineze, emri i të cilës mbetet i pakonfirmuar, është e interesuar për të blerë TIA, dhe negociatat po vijojnë prej disa kohësh.
Aktualisht pronarët e Tirana International Airport janë:

– DEG-Deutsche investitions-und Entëicklungsgesellschaft mbH-31.7%
– Albanian-American Enterprise Fund “AAEF”-21.3%
– AviAlliance GmbH-47%
Së fundmi, kompanitë kineze po shfaqin interes për tregun shqiptar. Jeo Jade, një nga grupet më të mëdha të pavarura të energjisë kineze, njoftoi se ka hyrë në një marrëveshje për të blerë kompaninë e prodhimit të naftës Bankers petroleum, për një shumë prej 407 milionë dollar.

Rishikimi i kontratës

Qeveria shqiptare në vitin 2004 formuloi së bashku me kompaninë koncesionare “Tirana International Airport”, një marrëveshje për ndërtimin dhe menaxhimin e aeroportit të ardhshëm ndërkombëtar të Rinasit, që parashikonte një klauzolë bllokuese. Sipas së cilës, “gjatë periudhës së koncesionit, asnjë aeroport tjetër nuk do të licensohet për fluturime komerciale (mallra apo pasagjerë), në territorin e Republikës së Shqipërisë”. Më tej thuhet se, do të lejohen ulje avionësh të linjave ndërkombëtare në aeroporte të tjera, veç atij të Rinasit, vetëm në rastet e emergjencës, ose në kohë katastrofash.
Prej disa vitesh, qeveria ëhstë ne negociata me koncesionarin për ndryshimin e kontratës dhe disa herë ka deklaruar zyrtarisht se negociatat janë mbyllur.
Ky eskluzivitet ka penguar hyrjen e kompanive me kosto të ulët në Shqipëri dhe ka bërë që vendi të ketë tarifat më të shtrenjta të biletave në rajon, duke bërë që shumë shqiptarë të zgjedhin aeroportet e Prishtinës, Podgoricës apo Shkupit drejt destinacioneve europiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.