🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.97 ▼0.17%
ARI 4,127 ▲1.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,427 ▲ +2.94% ETH $2,416 ▲ +4.97% XRP $1.3113 ▲ +2.86% SOL $95.8900 ▲ +3%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.97 ▼0.17 % ARI 4,127 ▲1.32 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.97 ▼0.17 % ARI 4,127 ▲1.32 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Sporti

Titulli i parë në elitë si trajner, Dede: Meritë e të gjithëve

E mori drejtimin e Egnatias në javën e 35-të të sezonit të rregullt dhe arriti që të shpallet kampion i Shqipërisë me vetëm 6 ndeshje në krye të skuadrës rrogozhinase. Trajneri Nevil Dede është padiskutim një nga protagonistët e suksesit të Egnatias, që për të tretin vit radhazi fiton kampionatin. Dede komenton këtë sukses dhe trofeun e tij të parë si trajner në RTSH.

“Kampion me 6 ndeshje? Duhet të jesh më shumë fat besoj. Në këtë botë Zoti ka disa ekuilibra të çuditshëm, kur nuk e pret merr një dhuratë të tillë. Demrozi dhe Egnatia na dhanë mundësi të luftonim për dy trofe, por ia dolëm me më të rëndësishmin. Mendoj se është meritë e presidentit Demrozi dhe e drejtorit Klejdi Zenelaj. Padyshim edhe të punës së Edlir Tetovës. Në Superiore trofeu i parë? Kur u ndërrua që ndeshjet do të luheshin në të njëjtën ditë, thashë “Nevil ka ardhur koha që të shpallesh kampion”. Emocionet janë të mëdha.

Unë besoj që kualiteti dhe cilësia e djemve në fushë dhe ndërtimi i skuadrës, gjithë ajo administratë e klubit, është ajo që solli suksesin. Unë pata mundësinë të bëja disa prekje të vogla, në motivim dhe në anën psikologjike. Unë kam fituar një kampionat me anën psikologjike. Ishim out-sider në fillim të Final Four dhe mendova që duhet të ishim të duruar dhe vrastarë.

Komplimentoj Dinamon që mbylli garën me dinjitet, ne e fituam dhe merituam titullin kampion.

Eksperienca që ka krijuar Egnatia, duhet të kalojë turin e parë të Champions League, e kam motiv për veten time, është minimumi, që të kemi shanset për grupe. Vitet kanë kaluar për Egnatian, eksperienca është marrë. Ky është objektiv i arritshëm. Pak fat duhet, sidomos te shorti”, ka thënë mes të tjerash Dede.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.