🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,382 ▼1.21%
DOW 51,734 ▲0.04%
NASDAQ 25,687 ▼1.83%
NAFTA 73.24 ▼0.84%
ARI 4,143 ▼1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,366 ▼ -3.56% ETH $1,658 ▼ -4.98% XRP $1.0993 ▼ -3.78% SOL $68.9100 ▼ -6.16%
S&P 500 7,382 ▼1.21 % DOW 51,734 ▲0.04 % NASDAQ 25,687 ▼1.83 % NAFTA 73.24 ▼0.84 % ARI 4,143 ▼1.43 % S&P 500 7,382 ▼1.21 % DOW 51,734 ▲0.04 % NASDAQ 25,687 ▼1.83 % NAFTA 73.24 ▼0.84 % ARI 4,143 ▼1.43 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Toshkovski: Sfidat e migrimit kërkojnë zgjidhje të përbashkëta, partneritet dhe mbështetje konkrete

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot iu drejtua të pranishmëve në hapjen e Takimit të Përfaqësuesve të Lartë në kuadër të Procesit të Pragës për dialogun mbi migracionin, i cili zhvillohet sot dhe nesër në Shkup, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shteteve anëtare, organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve partnere të përfshira në menaxhimin e migracionit dhe azilit.

Në fjalimin e tij, ministri Toshkovski theksoi se migracioni nuk është një temë abstrakte politike, por një realitet me të cilin përballen çdo ditë shtetet, institucionet dhe qytetarët.

“Migracioni është një realitet që e ndiejmë në kufijtë tanë, në komunitetet tona dhe në jetën e njerëzve. Maqedonia gjatë viteve ka mësuar se menaxhimi efektiv i migracionit kërkon investim të vazhdueshëm në burimet njerëzore, modernizimin e infrastrukturës kufitare dhe bashkëpunim të ngushtë me vendet fqinje dhe agjencitë evropiane”, theksoi ministri Toshkovski.

Duke iu referuar Paktit të ri të Bashkimi Evropian për migracionin dhe azilin, ministri nënvizoi se zbatimi i suksesshëm i tij mund të arrihet vetëm përmes përfshirjes aktive të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e harmonizimit dhe zbatimit të politikave të reja.

“Pakti nuk do të mund të funksionojë plotësisht nëse zbatohet vetëm brenda Bashkimit Evropian, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten të vetme për t’u përballur me pasojat dhe sfidat. Nevojitet bashkëpunim i vërtetë, mbështetje financiare e parashikueshme, ndihmë operacionale dhe mekanizma formalë partneriteti që do të mundësojnë harmonizimin e legjislacionit, shkëmbimin e informacionit dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta”, theksoi Toshkovski.

Ministri nënvizoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj modernizimit të menaxhimit kufitar, zhvillimit të konceptit të kufijve inteligjentë, forcimit të trajnimeve dhe shkëmbimit të informacionit me institucionet partnere, si dhe mbrojtjes së kategorive të rrezikuara të qytetarëve dhe luftës kundër kontrabandimit të emigrantëve.

Në kuadër të takimit do të zhvillohen disa sesione tematike kushtuar përgatitjeve për Konferencën e Pestë Ministrore të Procesit të Pragës dhe Planit të ri të Veprimit 2028–2032, politikave aktuale të migrimit në rajon, si dhe masave dhe aktiviteteve konkrete për përballimin e sfidave të migrimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.