🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,873 ▲ +0.57% ETH $2,242 ▲ +0.86% XRP $1.1615 ▼ -1.92% SOL $89.6700 ▼ -1.03%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Trajkov: Zgjerimi i BE-së është një domosdoshmëri gjeopolitike dhe një prioritet strategjik për Maqedoninë

Zv. ministrja për Çështjet Evropiane, Viktorija Trajkov, ndodhet në një vizitë pune në Bruksel. Mbrëmë, në një tryezë të rrumbullakët të organizuar me pjesëmarrës të nivelit të lartë nga Fondacioni Konrad Adenauer Zyra për Evropën në Bruksel, Zëvendësministrja Trajkov theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian sot përfaqëson një domosdoshmëri gjeopolitike dhe një nga instrumentet më të rëndësishme strategjike të Unionit.

“Për Maqedoninë, integrimi evropian mbetet përparësia më e lartë strategjike dhe Axhenda e Reformave është në zemër të politikave qeveritare. Reformat në sundimin e ligjit, administratën publike, qeverisjen ekonomike, transformimin dixhital dhe transparencën institucionale janë një investim në të ardhmen e shtetit dhe në kushte më të mira për qytetarët”, theksoi Trajkov.Zëvendësministrja për Çështjet Evropiane nënvizoi se procesi i zgjerimit duhet të mbetet i besueshëm, i bazuar në meritë dhe i parashikueshëm, me vendet kandidate dhe Bashkimin Evropian që duhet të përmbushin vazhdimisht detyrimet e tyre.

Sipas saj, një Ballkan Perëndimor i qëndrueshëm, demokratik dhe i begatë do të thotë një Bashkim Evropian më i fortë dhe më i sigurt.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe Ministri i Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë, Gunter Krichbaum, eurodeputeti gjerman Michael Gahler dhe një anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.