🌧️
Tiranë 16°C · Rrebesh 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $78,045 ▼ -3.2% ETH $2,177 ▼ -3.61% XRP $1.4083 ▼ -4.41% SOL $86.1400 ▼ -5.66%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Arte

Trio instrumentistësh që sjell veprat e Rachmaninoff dhe Shostakovich në teatrin e Vlorës

Muzika e shkruar nga Sergei Rachmaninoff dhe Dmitri Shostakovich në një koncert në teatrin e Vlorës. Ky koncert i sjell publikut një përjetim artistik, duke bashkuar dy prej kompozitorëve më të mëdhenj të muzikës klasike botërore. Një trio instrumentistësh në këtë koncert, që sjell në skenë madhështinë e kryeveprave, që kanë sfiduar kohën dhe kanë prekur zemrat e brezave. Në piano janë Kostandin Tashko, në violonçel Enea Nushi dhe violinë Dejon Bendaj.

Koncerti këtë mbrëmje në skenën e teatrit “Petro Marko” në qytetin e Vlorës vjen për publikun si një ngjarjet e veçanta muzikore, ku pjesë janë vepra nga dy autorë të njohur botërorë, që vijnë nën interpretimin e tre artistëve të talentuar. Teatri shprehet për një koncert që nuk duhet munguar. “Pianoja nga Kostandin Tashko, që flet me zjarrin e shpirtit, që rrëfen thellësinë e ndjenjës, dhe violina nga Dejon Bendaj, që ngjitet si dritë drejt qiellit. Nga pasioni romantik i Rachmaninoff te forca dramatike dhe filozofia e Shostakovich.

Mos mungoni në këtë natë të rrallë arti, ku tre instrumente bëhen një zë i vetëm, dhe muzika kthehet në përjetim. Një emocion. Dy kryevepra. Tre virtuozë”, thuhet nga teatri për këtë koncert që zhvillohet këtë mbrëmje. Dmitri Shostakovich ishte një nga kompozitorët më të rëndësishëm të shekullit XX dhe një figurë qendrore e muzikës klasike ruse dhe botërore. Ai lindi në Shën Petersburg në vitin 1906 dhe krijoi vepra që përfshijnë simfoni, kuartete harqesh, opera dhe muzikë filmi. Gjithashtu dhe Sergei Rachmaninoff ishte një kompozitor, pianist dhe dirigjent rus, i konsideruar si një nga figurat më të mëdha të muzikës romantike të vonë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.