🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 26 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 89.31 ▼3.12%
ARI 4,071 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023
₿ CRYPTO
BTC $64,624 ▲ +0.72% ETH $1,891 ▲ +1.33% XRP $1.0964 ▲ +0.43% SOL $74.9000 ▲ +1.41%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 89.31 ▼3.12 % ARI 4,071 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8540 EUR/CHF 0.9301 EUR/ALL 93.8871 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4391 EUR/TRY 53.8472 EUR/JPY 186.37 EUR/CAD 1.6023
26 Jul 2026
Breaking
Ekonomia

Turizëm: 26 qendra shëndetësore, 60 mjek e 60 infermierë

Prej datës 15 qershor deri më 15 shtator 2016, në të gjitha zonat turistike në Shqipëri, qofshin këto zonat bregdetare apo malore, do të funksionojnë 26 qendra të përkohshme shëndetësore. Ashtu si edhe vitin që shkoi, këto qendra shëndetësore do të ofrojnë shërbim të pandërprerë gjatë sezonit veror, duke filluar nga barnat, materialet mjekësore, personel mjekësor që do të kontraktohen për këtë periudhë në qendrat shëndetësore që ndodhen pranë lokaliteteve turistike.

Të 26 qendrat e përkohshme shëndetësore do të shtrihen në të gjithë vendin nga veriu në jug, kryesisht në zonat bregdetare, por sidomos tek ato më të vizituarat nga turistë të huaj dhe shqiptarë. Qendrat shëndetësore do të qëndrojnë hapur 24 orë përgjatë shtatë ditëve të javës, në mënyrë që turistët të marrin shërbim në çdo moment të ditës apo natës. Qendrat do të jenë ta pajisura me të gjithë infrastrukturën e nevojshme mjekësore, në mënyrë që të ofrohet një kujdes i plotë shëndetësor.

Me ngritjen e tyre, pacientët për çdolloj shqetësimi do të kenë mundësinë që të drejtohen në qendrën më të afërt me zonën në të cilën ata kanë zgjedhur të pushojnë. Në raport me vitin 2015, për këtë sezon turistik janë shtuar edhe 3 qendra të tjera shëndetësore, përkatësisht në zonën e Kelmendit (Tamarë), në Kalanë e Dodës si dhe zonën e Prespës, duke mundësuar kështu një mbulim më të plotë shëndetësor në të gjithë zonat që frekuentohen nga turistët.

QSH Personeli mjek Personeli infermier
QSH Margegaj (Valbonë) 2 2
QSH Shalë (Theth) 2 2
QSH Shkrel (Razëm) 2 2
QSH Velipojë 3 3
QSH Kelmend (Tamarë) 2 2
QSH Kala e Dodës 2 2
QSH Shëngjin 3 3
QSH Nr.l Durrës (Currilat) 2 2
QSH Nr.6 Durrës (Plazhi Durrës + Shkëmbi i Kavajës) 5 5
QSH Ishëm (Gjiri i Lalzit) 3 3
QSH Golem (Plazhi Golem + Mali i Robit) 5 5
QSH Divjakë 3 3
QSH Ndërmenas (Darëzezë) 2 2
QSH Komuna Qendër Vlorë (Zvërnec) 2 2
QSH Nr.3 Vlorë (Plazhi i vjetër) 2 2
QSH Orikum (Radhimë) 2 2
QSH Himarë  (Dhërmi, Himarë, Qeparo) 7 7
QSH Ksamil (Ksamil 1, Ksamil 2) 4 4
QSH Sarande (Plazhi Borsh) 3 3
QSH Pogradec (Pogradec) 2 2
QSH Liqenas (Prespë) 2 2
Total 60 60

Nga ana e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor do të merren të gjitha masat për akordimin e buxhetit të nevojshëm për barna e materiale mjekimi, pagesën e personelit të punësuar me kohë të pjesshme si dhe për rastet kur do të jetë e nevojshme marrja me qira e ambienteve për vendosjen e qendrave shëndetësore.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.