☁️
Tiranë 17°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,894 ▼ -0.09% ETH $2,236 ▼ -0.43% XRP $1.1602 ▼ -0.93% SOL $89.1900 ▼ -0.85%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

U arrestuan pas operacionit “Shpirti”/ SPAK çon në gjyq 5 të pandehurit, ja për çfarë akuzohen

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi kërkesën e SPAK-ut dhe vendosi kalimin për gjykim të çështjes penale të vitit 2019, që lidhet me veprimtari të dyshuara të trafikut të narkotikëve në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen Erjon Hoxhara, Eltion Bregasi, Mariglen Shusha, Donial Drolli dhe Elton Hamza, të cilët akuzohen për vepra penale që përfshijnë trafikim narkotikësh, kultivim të bimëve narkotike, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje të veprave penale në kuadër të këtij grupi.

Sipas vendimit të gjyqtares Olkeda Lice, tre prej të pandehurve: Shusha, Drolli dhe Hamza, akuzohen edhe për kultivim të bimëve narkotike dhe raste të trafikut të narkotikëve të mbetura në tentativë.

Gjykata urdhëroi formimin e fashikullit të gjykimit dhe depozitimin e tij në sekretarinë gjyqësore brenda 10 ditëve. Vendimi është përfundimtar në këtë fazë procedurale dhe ndaj tij nuk lejohet ankim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.