☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.65 ▲0.14%
ARI 4,658 ▼0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $80,371 ▲ +1.85% ETH $2,514 ▲ +0.17% XRP $1.4543 ▲ +3.06% SOL $109.4300 ▲ +9.01%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.65 ▲0.14 % ARI 4,658 ▼0.12 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.65 ▲0.14 % ARI 4,658 ▼0.12 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
28 Aug 2026
Breaking
Rajoni

Valë arrestimesh në Serbi

79 persona janë arrestuar në Serbi në kuadër të atij që konsiderohet si një prej aksioneve më të mëdha kundër korrupsionit në vend.Ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, bëri të ditur se në mesin e të ndaluarve është një ish-ministër, dy ish-zëvendësministra, disa kryetarë dhe ish-kryetarë komunash, disa drejtorë të kompanive publike dhe disa biznesmenë.

Mbi këta persona rëndojnë dyshimet për abuzim me detyrën, pastrim parash dhe krim financiar, të gjitha këto vepra penale të kryera që në 2004-tën, e që llogaritet ta kenë dëmtuar shtetin serb me 70 deri në 100 milionë dollarë.

Autoritetet në vendin që çeli në 14 dhjetor bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Europian, duken të angazhuara maksimalisht në çrrenjosjen e një trashëgimie korrupsioni dhe krimi të organizuar, që zuri vend pas luftrave të ish Jugosllavisë në vitet ‘90.

Ish ministri i prangosur është Slobodan Milosavljevic i Partisë Demokratike në opozitë, i cili nga maji i 2007-tës deri në korrik të vitit 2008, ka mbajtur portofolin e ministrisë së Bujqësisë, Pyjeve dhe Menaxhimit të Ujërave.

Sipas Stefanovic-it, policia është aktualisht në kërkim të 5 të dyshuarve të tjerë. Në muajin qershor, autoritetet serbe akuzuan për korrupsion dhjetëra punonjës policie dhe nëpunës të doganave. Ministri i Brendshëm sqaroi se aksioni synon jo vetëm ndëshkimin e personave të përfshirë në këtë skandal, por edhe parandalimin e krimit financiar dhe të korrupsionit në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.