☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,542 ▲ +0.74% ETH $2,254 ▲ +0.75% XRP $1.2515 ▼ -0.18% SOL $95.4600 ▼ -0.44%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Vasili: Majko rri kot në zyrë, të japë dorëheqjen

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, nuk i ka kursyer sot akuzat edhe në adresë të ministrit për Diasporën, Pandeli Majko, për të cilin ka thënë se po vazhdon të rrijë kot në zyrë.

Me një postim në faqen e tij në Facebook, Vasili, teksa i referohet vendimit për të fundit të policisë që i ndaloi lejen për protestë para kryeministrisë Genc Sejkos, ka shpërthyer në akuza ndaj Ramës, por duke shigjetuar edhe ministrin Majko.

“Rama i çmendur ndalon diasporën të protestojë, Majko rri dhe e ha turpin me bukë. Rama, ky i çmendur pa shërim po lufton edhe me diasporën, – shkruan kreu i deputete të LSI-së. – Pasi jua ka prurë në majë të hundës të gjithë shqiptarëve, ky kryeministër i marrë i hapi luftë edhe diasporës. Rama nuk lejon diasporën të protestojë megjithëse organizatorët kishin respektuar ligjin pikë për pikë dhe kishin bërë edhe kërkesë me shkrim. Policia e Ramës dhe e Lleshajt konsumuan turpin më të madh të pluralizmit shqiptar”.

Vasili komenton se kjo e Ramës është një qeveri “legenësh, që organizon gjoja takime të dhembshura me diasporën, që shqyhet duke bërë hipokrizi sikur vdiq për votën e tyre, e nxori fytyrën e saj të zezë dhe të vërtetë duke mos i lejuar të protestojnë në bulevard, se u prishka terezia publike”.

Deputeti i LSI-së, akuzon edhe ministrin e Diasporës Majko, për të cilin thotë se qëndron kot në zyrë dhe e fton të japë dorëheqjen: “Po kur e zaptonin këta të rilindjes në 2010 bulevardin me javë të tëra me çadrat e tyre dhe bulevardi qelbej era urinë prej tyre nuk prishej terezia publike. E neveritshme është se si Pandeli Majko, i pari Ministër i Diasporës në histori rri e vështron këtë turp dhe nuk jep dorëheqjen. Gëzuar vitin e ri Pandi, po t’i rri kot akoma në atë zyrë!  Diasporës, qeveria jote dhe kryeministri psikopat ja mbyllën derën, megjithatë rri Pandi rri, nuk je as i pari as i fundit që e ha turpin me bukë”, – shkruan Vasili.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.