🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,860 ▲ +0.09% ETH $2,233 ▼ -0.05% XRP $1.1534 ▼ -0.75% SOL $89.2800 ▼ -0.42%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Veliaj kërkon lirinë me garanci pasurore, rekurs në Gjykatën e Lartë – Tv Klan

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Siç raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci, ai e ka paraqitur kërkesën më 6 maj, duke kërkuar që masa e “arrestit në burg” të hiqet dhe të zëvendësohet me një masë më të butë, si garanci pasurore ose detyrim për paraqitje periodike në organet përkatëse.

Kryebashkiaku ishte dje prezent në seancën që u zhvillua në Gjykatën Administrative, ku u shqyrtua padia e tij ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado. Ai kërkon pavlefshmërinë e dekretit të vitit 2008 të presidentit të Republikës së asaj kohe (Bamir Topi), për emërimin e prokurorit.

Megjithatë, gjykata, duke marrë parasysh që pala e paditur (KLP) paraqiti prapësimet e reja në këtë seancë dhe mbrojtja e Veliajt kërkoi kohë për t’u njohur me provat, vendosi që seanca të shtyhet për më 19 qershor, në orën 14:00. (Për gjithçka ndodhi në sallë dhe jashtë saj: kliko KËTU!)

Ai ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit 2025. Mbi të rëndojnë akuzat për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg, akuza që janë hedhur poshtë prej tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.