⛈️
Tiranë 16°C · Stuhi 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.62 ▲0.67%
ARI 4,064 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,846 ▼ -0.99% ETH $2,068 ▼ -2.26% XRP $1.0616 ▼ -3.09% SOL $83.1500 ▼ -3.13%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.62 ▲0.67 % ARI 4,064 ▲0.85 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.62 ▲0.67 % ARI 4,064 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Vetingu në polici, sot seanca dëgjimore për Zv/Drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA

Adriatik Ago, Zv/Drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA do të jetë sot përpara Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit (KJV) për vlerësimin kalimtarë të punonjësve të Policisë së Shtetit, ose njohur ndryshe si vetingu në Policinë e Shtetit.

Në orën 12:00, Adriatik Ago, do të jetë përpara trupit të vlerësimit të përbërë nga Ana Kapaj, Elvira Daberdaku, Elida Liko.

Të martën e 5 nëntorit u zhvillua seanca e parë dëgjimore me subjekt për vlerësim të Oltion Shehu, Shef i Sektorit të Ankesave, SHÇBA,  me trupën e Vlerësimit të përbërë: Marjeta Gjelaj, Ela Kerka, Ana Kapaj

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) është organ i krijuar nga ligji Nr.12/2018, datë 5.3.2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, i ndryshuar.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit përbëhet nga 15 anëtarë dhe mbështetet gjatë veprimtarisë së tij nga një sekretariat teknik i përbërë nga 15 anëtarë. 5 anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit kanë ardhur nga konkurrimi i hapur, 5 nga trupa pedagogjike dhe 5 janë caktuar nga ILDKPKI. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit është i organizuar në 5 trupa vlerësimi, me nga 3 anëtarë secila.

Procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve ka për objekt: Vlerësimin e pasurisë; Kontrollin e figurës; Vlerësimin e aftësive profesionale. Procesi i vlerësimit kalimtar bazohet në parimin e ligjshmërisë, të barazisë përpara ligjit dhe të proporcionalitetit, duke garantuar të drejtën e punonjësve për një proces të rregullt ligjor.

Misioni i KJV-së është zbatimi i ligjit, duke garantuar transparencën e procesit të vlerësimit kalimtar, besueshmërinë tek qytetari, tek agjencitë e tjera ligj zbatuese, tek partnerët ndërkombëtarë, duke rritur cilësinë e Policisë, Gardës dhe Sh.Ç.B.A për më shumë siguri te qytetarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.