☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,294 ▼ -1.73% ETH $2,244 ▼ -0.12% XRP $1.2482 ▼ -1.06% SOL $96.0300 ▼ -2.08%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Politika

Vlahutin pa dorashka para politikës shqiptare: Negociatat, të frikshme!

Romana Vlahutin la mënjanë diplomacinë dhe ia tha troç politikës shqiptare se çfarë e pret nëse Këshilli Europian pranon rekomandimin për hapjen e negociatave dhe i hap dritën jeshile uljes së Shqipërisë në tryezën e bisedimeve të anëtarësimit.
“Puna që vendi duhet të bëjë gjatë negociatave është e tillë që në një farë mënyre ju duhet të jeni të frikësuar. Do të jetë e rëndë dhe shumë invazive. Quhen negociata, por në thelb nuk ka asgjë për të negociuar. Jeni ju që duhet të përafroni veten me legjislacionin e standardet e BE-së, por edhe sjelljen. Ato që negociiohen janë vetëm afate kohore dhe teknikalitete, por esenca nuk mund të negociohet, pasi ky është Bashkimi Europian. Mbajeni parasyh për të ardhmen, nuk ka rëndësi sa kapituj hapni, por sa mbyllni”, deklaroi ajo.

Ambasadorja e Bashkimit Europian ishte e ftuar në Kuvend një mbledhje të përbashkët të Komisionit të Integrimit, Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Këshillit të Integrimit, pikërisht ndërsa Kryeministri Rama kishte takimet në Berlin për të bindur Gjermaninë që të japë OK-in në qershor.

“Unë nuk besoj tek lobingu. Mendoj që lobimi është i mbivlerësuar. Unë besoj tek rezultatet konkrete. Shqipëria nuk po bëhet anëtar i BE. Hapja e negociatave nuk është një dhuratë, është një punë shumë voluminoze. Jo gjithmonë do t’ju pëlqejë. Është një proces kirurgjikal dhe shumë invaziv, por është një proces i të drejtës për këdo dhe çfarëdo”, shtoi ambasadroja e BE-së.

“Jam dakord që lobingu në kuptimin e mirëfilltë të fjalës nuk bën punë pa vepra konkrete të kërkuara, që janë më bindëse se fjalët”, deklaroi deputeti demokrat, Genc Pollo.

“Ne duhet të alternojmë bashkë dy çështje, rezultatet e prekshme me diplomacinë”, vijoi deputetja socialiste, Klajda Gjosha.

Si për të vlerësuar rikthimin në Kuvend të opozitës, socialisti Bledi Çuçi ndau në mënyrë të barabartë si meritat, ashtu edhe përgjegjësitë e politikës ndaj integrimit.

“Të gjithë qeveritë, të paktën në 20 vitet e fundit kanë kontribuar për këtë raport, përkundër opozitave në kohë të ndryshme që nuk kanë pasur një sjellje të njëjtë”, u shpreh deputeti socialist, Blendi Çuçi.

Në mbledhje ishin prezent edhe përfaqësues të shoqërisë civile, që kërkuan më shumë rol gjatë procesit të negociatave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.