⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.29 ▲0.21%
ARI 4,020 ▲2.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,780 ▲ +1.71% ETH $2,290 ▲ +2% XRP $1.2743 ▲ +2.11% SOL $92.7000 ▲ +1.35%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.29 ▲0.21 % ARI 4,020 ▲2.01 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.29 ▲0.21 % ARI 4,020 ▲2.01 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

VLEN: Ali Ahmeti sakrifikoi frymën e Marrëveshjes së Ohrit për Ballkanin e Hapur

Partia VLEN reaguan sot duke thënë se marrëveshja e Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të vitit 2001, për më shumë se dy dekada u përdor nga BDI-ja për përfitime politike, pasi sipas tyre, partia e Ahmetit e paraqiti atë si themelin e veprimit të saj politik dhe e vendosi në qendër të narrativës së saj politike.

“Megjithatë, gjatë viteve të promovimit të Ballkanit të Hapur, u krijua përshtypja se prioritetet politike të Ali Ahmetit ndryshuan. Në vend që energjia institucionale dhe politike të përqendrohej në konsolidimin e plotë të arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit, BDI dhe Ali Ahmeti u shndërruan në mbështetësit më të zëshëm të një projekti rajonal të udhëhequr kryesisht nga Serbia. Kjo ngre një pyetje legjitime politike: a u investua kapitali politik i fituar nga Marrëveshja e Ohrit në një projekt që nuk ishte prioriteti kryesor i shqiptarëve dhe që nuk gëzonte konsensus mbarëshqiptar? Përballë këtij realiteti, lind një tjetër pyetje: çfarë fituan shqiptarët nga ky investim i madh politik? A u avancuan më tej të drejtat e garantuara nga Marrëveshja e Ohrit? Përgjigja është JO.Kjo dëshmohet edhe sot. BDI po bllokon miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë, një e drejtë që buron nga Marrëveshja e Ohrit. Për më shumë se dy dekada, kjo parti nuk arriti ta realizojë këtë obligim, ndërsa sot kundërshton miratimin e tij vetëm sepse nisma ligjore është ndërmarrë nga VLEN”, thuhet në reagim.

Nga VLEN thonë se mbrojtja e Marrëveshjes së Ohrit nuk nënkupton vetëm përmendjen e saj në fjalime, por ajo kërkon angazhim të vazhdueshëm për zbatimin e plotë të saj dhe për vendosjen e interesit të shqiptarëve mbi çdo projekt politik që dëmton rajonin dhe interesat kombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.