☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.13 ▼0.62%
ARI 4,018 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,750 ▼ -0.36% ETH $2,309 ▼ -0.32% XRP $1.2982 ▲ +0.93% SOL $99.8600 ▼ -1.14%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.13 ▼0.62 % ARI 4,018 ▼0.52 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.13 ▼0.62 % ARI 4,018 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

VLEN: Komunat shqiptare po ndërtohen, 306 projekte po ndryshojnë pamjen e tyre

Nga VLEN thonë se për vite me radhë, komunat shqiptare u lanë në margjinat e investimeve, ndërsa projektet zhvillimore vareshin nga interesat partiake dhe jo nga nevojat e qytetarëve.

Në një kumtesë për media theksojnë se falë angazhimit të tyre në Qeveri, 306 projekte po ndryshojnë pamjen e komunave shqiptare.

“Ky nuk është vetëm një numër. Është dëshmi se fondet publike po orientohen aty ku ka nevojë për zhvillim dhe jo aty ku diktojnë interesat politike. Vetëm gjatë ditëve të fundit, katër komuna të udhëhequra nga VLEN sollën katër investime të rëndësishme infrastrukturore. Në Tetovë u promovua rruga “Sami Frashëri”, në Zhelinë u përfundua rruga Dëbërcë–Çiflik pas më shumë se tre dekadash pritje, në Bogovinë nisën punimet për rrugën Rakovec–Bogovinë, ndërsa në Dibër vazhdojnë investimet me rrugën “Fuad Dibra””.

“Këto investime tregojnë se me një qasje të përgjegjshme, vullnet politik dhe bashkëpunim institucional, projektet nuk mbeten më në letra, por shndërrohen në vepra që i japin ritëm zhvillimit lokal dhe krijojnë kushte më të mira për jetën dhe ekonominë. Iku koha e deklaratave boshe politike, VLEN krijoi një standard të ri. Ne tani matemi me kilometrat e rrugëve të ndërtuara, me projektet që nisin dhe përfundojnë, me investimet që prej vitesh ishin bllokuar e që sot po realizohen njëri pas tjetrit”, thonë nga VLEN.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.