🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 30 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,130 ▲ +0.66% ETH $2,456 ▲ +0.74% XRP $1.3928 ▲ +0.75% SOL $105.0100 ▲ +1.36%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
30 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

VLEN shpalos pikat e platformës politike

Partia VLEN përmes një kumtese për media ka shpalosur në detaje të gjtha pikat e platformës politike, duke filluar me barazinë reale të shqiptarëne në çdo institucion.

Nga VLEN theksojnë se do të vijojë lufta e pakompormos kundër korrupsnionit, krijimin e kushteve për arsimi cilësor dhe në fund zotimi se do të zbatohet në thelb Marrëveshja e Ohrit.

Komunikata e plotë:

Më 9 maj, në një datë me simbolikë të veçantë për të ardhmen europiane, skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut shënoi një moment të rëndësishëm. Ideja që dikur u vu në dyshim, rrugëtimi që u sfidua dhe bashkimi që u pengua nga shumëkush, mori formë të plotë dhe u bë realitet politik.VLEN, nga një bashkëpunim mes pesë subjekteve, u shndërrua në një trup të vetëm politik.Ky nuk ishte vetëm një vendim organizativ, por një akt përgjegjësie ndaj shqiptarëve dhe një dëshmi se kur interesi i përbashkët vendoset mbi interesat e ngushta, politika prodhon zgjidhje, jo përçarje.VLEN doli me një vizion të qartë: politikë në shërbim të njeriut. Një qasje që nuk ushqehet me frikë dhe ndarje, por ndërtohet mbi dinjitet, barazi, punë dhe përgjegjësi.Platforma politike e VLEN-it u prezantua si një drejtim i qartë:– për barazi reale të shqiptarëve në çdo institucion;– për shtet ligjor dhe luftë të pakompromis kundër korrupsionit;– për ekonomi që mbështet sipërmarrësit, bizneset familjare dhe të rinjtë;– për arsim cilësor në gjuhën shqipe dhe mundësi të barabarta për çdo student;– për administratë efikase, digjitale dhe në shërbim të qytetarit;– për ruajtje dhe zhvillim të kulturës dhe identitetit shqiptar;– për një shtet funksional ku Marrëveshja e Ohrit zbatohet në thelb, jo vetëm në letër.

Në Kongres u theksua se shqiptari në Maqedoninë e Veriut nuk kërkon privilegje, por barazi; nuk kërkon retorikë, por mundësi; nuk kërkon mëshirë, por drejtësi dhe integritet.

Filozofia politike e VLEN-it u përcaktua qartë: qendër e djathtë në vlera, moderne në qasje dhe e vendosur në mbrojtjen e interesit qytetar.

VLEN u pozicionua si një forcë politike që nuk do të matet me fjalë, por me rezultate konkrete në ekonomi, arsim, infrastrukturë dhe funksionalitet institucional.

Mbajtja e Kongresit në Ditën e Evropës i dha këtij bashkimi një simbolikë të veçantë, duke riafirmuar orientimin për një Maqedoni të Veriut europiane, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Me këtë bashkim nuk u mbyll një kapitull, por u hap një i ri:– një kapitull ku politika shqiptare nuk është më e fragmentuar, por e organizuar;– një kapitull ku energjia politike shndërrohet në fuqi institucionale;– një kapitull ku të rinjtë, profesionistët dhe qytetarët bëhen pjesë e vendimmarrjes

Mbi 850 delegatë e vulosën këtë rrugëtim.

Mesazhi që doli nga Kongresi është i qartë:VLEN nuk është më vetëm një koalicion.VLEN është një.VLEN

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.