☁️
Tiranë 31°C · Vranët 13 August 2026
S&P 500 7,749 ▲0.26%
DOW 53,770 ▼0.04%
NASDAQ 26,588 ▲0.54%
NAFTA 81.60 ▼2.01%
ARI 4,441 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,462 ▼ -1.23% ETH $1,880 ▼ -1.96% XRP $1.0039 ▼ -1.84% SOL $75.6500 ▼ -1.61%
S&P 500 7,749 ▲0.26 % DOW 53,770 ▼0.04 % NASDAQ 26,588 ▲0.54 % NAFTA 81.60 ▼2.01 % ARI 4,441 ▼0.59 % S&P 500 7,749 ▲0.26 % DOW 53,770 ▼0.04 % NASDAQ 26,588 ▲0.54 % NAFTA 81.60 ▼2.01 % ARI 4,441 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
13 Aug 2026
Breaking
Sporti

Volejbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Kreshnik Tartari

Ndahet nga jeta në moshën 83 vjeçare, Kreshnik Tartari. Sporti shqiptar humbet kështu një nga figurat e tij më të shquara, e veçanërisht sporti i volejbollit. Tartari i kushtoi jetën volejbollit, duke spikatur fillimisht si lojtar me Dinamon dhe kombëtaren.

Gjatë karrierës së tij si volejbollist, ai fitoi tituj kampionë dhe trofe të shumtë, duke qenë pjesë e brezit që shënoi periudhën më të suksesshme të volejbollit shqiptar. Por emri i tij lidhet ngushtë me sukseset e arritura si trajner, duke formuar breza volejbollistësh të talentuar dhe duke ndërtuar skuadra që dominuan për vite me radhë në arenën kombëtare të këtij sporti.

Një nga kapitujt më të lavdishëm të karrierës së tij ishte suksesi i jashtëzakonshëm që arriti me ekipin e vajzave të Dinamos, duke dominuar në vitet 70 me 11 tituj kampionë radhazi dhe 20 në total, ndërsa në Kupat e Europës skuadra e tij arriti të luajë në katër më të mirat që synonin titullin kampion. Mbi bazën e këtij formacioni vajzash, krijoi edhe kombëtaren. Me të cilën arriti rezultate historike si medaljet e arta në Lojërat Mesdhetare në Latakia.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e sportit, Kreshnik Tartari u vlerësua me një sërë titujsh dhe dekoratash, mes të cilave, titulli i lartë “Mjeshtër i Madh”, urdhrin “Naim Frashëri”, e me tituj ndërkombëtarë si trajner i kategorisë së lartë në Itali dhe trajner ndërkombëtar i certifikuar nga FIPAV.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.