☀️
Tiranë 36°C · Kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,728 ▼0.32%
DOW 53,792 ▼0.34%
NASDAQ 26,445 ▼0.6%
NAFTA 83.38 ▲0.22%
ARI 4,467 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $63,862 ▼ -0.42% ETH $1,893 ▲ +0.86% XRP $1.0198 ▲ +1.44% SOL $76.3500 ▲ +0.82%
S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.38 ▲0.22 % ARI 4,467 ▲0.57 % S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.38 ▲0.22 % ARI 4,467 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Kronika

Vrau me kallash mes lagjes shokun e ngushtë, nis seanca për masën e sigurisë ndaj Kristjan Sterjos

Ka nisur në Gjykatën e Korçës seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 20-vjeçarit Kristjan Sterjo, i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Joan Zuko.

Sterjo është shoqëruar në ambientet e gjykatës, ku do të njihet me masën e sigurisë. Prokuroria pritet të kërkojë “arrest me burg” për të riun, i cili po hetohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”.

Në gjykatë janë marrë masa të shtuara sigurie. Forca të Komisariatit të Korçës kanë rrethuar godinën, me qëllim parandalimin e ndonjë konflikti të mundshëm mes familjarëve. Deri në këto momente, asnjë prej familjarëve nuk është paraqitur në ambientet e gjykatës.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 8 gushtit në Korçë, ku 20-vjeçari Joan Zuko u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij. Sipas raportimeve, Zuko dhe Sterjo njiheshin prej vitesh dhe ishin shokë fëmijërie.

Pas krimit, Sterjo u largua nga vendngjarja dhe u shpall në kërkim. Policia e arrestoi disa orë më vonë, ndërsa arma e dyshuar e krimit u gjet e fshehur në zonën e njohur si “Fusha e Druve”.

Sipas dëshmisë së dhënë nga Sterjo gjatë hetimeve, konflikti mes dy të rinjve kishte nisur për shkak të një vajze. Ai ka pretenduar se i kishte kërkuar Zukos të mos e ngacmonte shoqen e tij dhe se ditën e ngjarjes, pas një përplasjeje mes tyre, kishte shkuar në banesë, kishte marrë armën dhe ishte drejtuar për në lagjen ku banonte Zuko. Këto janë pretendime të përfshira në dëshminë e të dyshuarit dhe mbeten objekt i hetimit.

Në dëshminë e tij, Sterjo ka deklaruar gjithashtu se pas të shtënës është larguar drejt “Fushës së Druve”, ku ka fshehur armën, dhe më pas është larguar nga zona.

Joan Zuko kishte qenë më herët pjesë e akademisë së futbollit të Skënderbeut, ndërsa më pas ishte bërë tifoz i klubit korçar.

Ndërkohë, mediat kanë raportuar se Sterjo ishte arrestuar edhe më parë për plagosje me thikë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.