☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,782 ▼ -0.31% ETH $2,234 ▼ -0.34% XRP $1.1613 ▼ -1.68% SOL $89.3400 ▼ -1%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Vritet i riu shqiptar në Suedi, dyshohet se u ngatërrua në përplasje bandash, reagon i ati

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e vona të së dielës në Suedi, ku një i ri shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Lajmi është bërë i ditur nga reagimet e familjarëve dhe të afërmve në rrjetet sociale, të cilët shprehen se viktima, i identifikuar si Genti Maksutaj, dyshohet të jetë vrarë gabimisht. Ai mendohet se ishte kalimtar i rastit në momentin kur një përplasje mes grupeve kriminale ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve.

Babai i viktimës ka reaguar me një mesazh prekës në Facebook, duke shkruar: “U prehsh në paqe djali jem. Përjetë në zemrat tona. Babi të do shumë.”

Autoritetet suedeze po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Ndërkohë, një person rreth 18 vjeç është ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lidhje me rastin.

Sipas mediave suedeze, policia është njoftuar për të shtëna me armë rreth orës 21:00 në zonën Kvarngärdet në Uppsala. Me mbërritjen në vendngjarje, forcat e rendit kanë nisur hetimet intensive për sqarimin e motivit dhe rrethanave të ngjarjes.

Deri tani, dyshohet se vrasja mund të ketë lidhje me përplasje mes grupeve kriminale, megjithatë autoritetet nuk kanë konfirmuar ende zyrtarisht motivin e ngjarjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.