☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,721 ▲0.59%
DOW 53,562 ▲0.18%
NASDAQ 26,453 ▲1.24%
NAFTA 84.01 ▲2.16%
ARI 4,658 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $80,175 ▲ +2.11% ETH $2,503 ▲ +1.48% XRP $1.4468 ▲ +4.64% SOL $107.6700 ▲ +11.15%
S&P 500 7,721 ▲0.59 % DOW 53,562 ▲0.18 % NASDAQ 26,453 ▲1.24 % NAFTA 84.01 ▲2.16 % ARI 4,658 ▲0.11 % S&P 500 7,721 ▲0.59 % DOW 53,562 ▲0.18 % NASDAQ 26,453 ▲1.24 % NAFTA 84.01 ▲2.16 % ARI 4,658 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Rajoni

Vuçiç: Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me Shqipërinë

vucicDuke iu referuar vizitës në Shqipëri më 27 maj, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç theksoi se si kryeministër zhvillonte vizitën e parë zyrtare në kuadër të ndërtimit të marrëdhënieve të mira dhe zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).

“Kjo do të jetë hera e parë në historinë e të dy popujve dhe dy vendeve. Do të shkoj me dëshirën për të ndërtuar marrëdhënie më të mira, për të biseduar për atë që na ndan aktualisht”, theksoi Vuçiç.

Duke shtuar se në emër të Serbisë dëshiron perspektivën evropiane të Shqipërisë, ai tha se Serbia nuk do të heqë dorë nga interesat kombëtare dhe shtetërore dhe se mendon që përmes dialogut dallimet mund të tejkalohen dhe se bashkëpunimi ekonomik do t’i lidhë të dy kombet dhe shtetet.

“Jo vetëm Shqipëria ishte e mbyllur pas Luftës së Dytë Botërore, por edhe ne gjithashtu kemi pasur marrëdhënie të çuditshme që askush të mos na vinte, mos vallë jemi më të mirë se të tjerët, jo nuk jemi, jemi të njëjtë. Do të doja që Serbia të jetë më e hapur edhe për investitorët shqiptarë potencial, por edhe të ketë hapësirë për investitorët serbë në Shqipëri”, deklaroi ai.

Vuçiq konfirmoi se në fillim të muajit qershor do të zhvillonte një vizitë në SHBA, ku ka parashikuar të takohet me zëvendëspresidentin amerikan, Joe Bajden. Ai shtoi se se së shpejti Beogradin do ta vizitonte kancelarja gjermane Angela Merkel.

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.