☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.66 ▲1.76%
ARI 4,043 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,881 ▲ +1.62% ETH $2,353 ▲ +2.13% XRP $1.3262 ▲ +2.29% SOL $101.9500 ▲ +2.36%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.66 ▲1.76 % ARI 4,043 ▼0.79 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.66 ▲1.76 % ARI 4,043 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Xhandarmëria shkel 8 km në brendësi të territorit të Kosovës

Xhandarmëria serbe ka vazhduar provokimet ndaj shtetit të Kosovës. Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka mësuar nga burimet e veta se ditë më parë pikërisht me 31 maj te ketij viti, në fshatrat e thella të malësisë së Kamenicës një ekip me katër pjesëtarë kufitarë nga xhandarmëria serbe janë futur në territorin e Kosovës duke lëvizur rreth 8 kilometra nëpër territorin e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Svircë të Kamenicës.
Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe janë futur në një rrugë malore afër pikës kufitare në ‘Kapi’ rrugë e cila të çon në fshatin Svircë dhe ka lidhje me fshatin Sjarinë në Serbi.

Xhandarët serbë kanë lëvizur nëpër territorin e Kosovës më shumë se tetë kilometra, derisa kjo rrugë gjendet rreth dy kilometra vijë ajrore brenda territorit të Kosovës.

Xhandarmeria Serbe

Gjatë lëvizjes së tyre nëpër territorin e Kosovës, nuk ka pasur ndonjë akses ose ndonjë ndalesë të qytetarëve të cilët posedojnë ferma në atë rajon ose merren me prerje të pyjeve, por banorët janë shqetësuar nga veprimi i xhandarmërisë serbe. Ky është një provokim i radhës i shtetit serb ndaj shtetit të Kosovës, pasi kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.