☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.54 ▲1.59%
ARI 4,655 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $80,102 ▲ +1.69% ETH $2,503 ▲ +0.22% XRP $1.4495 ▲ +3.82% SOL $108.4500 ▲ +11%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.54 ▲1.59 % ARI 4,655 ▲0.03 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.54 ▲1.59 % ARI 4,655 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Politika

Ylli i Saimir Hoxhës vendoset në memorialin e dëshmorëve të Policisë, Rama flet mes shiut: Fëmijët e tij nuk do të jenë vetëm

Ylli i nënkomisarit Saimir Hoxha është vendosur në memorialin para Ministrisë së Brendshme bashkë me mbi 200 dëshmorë të tjerë të Policisë.

Sot është mbajtur ceremonia e nderimit të Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha, për të cilin është vendosur një yll mes yjeve të Murit të Kujtesës së Policisë së Shtetit.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se humbja tragjike prek shpirtin e një shoqërie. Rama bëri me dije se fjala e tij do të ishte e shkurtër për shkak të përkeqësimit të motit dhe përdori faktin se po binte shi i rrëmbyeshëm duke bërë të qartë se “i thotë më mirë të gjitha fjalët” për humbjen e Saimir Hoxhës.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se shteti i kishte garantuar ndihmë ekonomike familjes së Saimir Hoxhës dhe se nuk do ju mungonte asgjë përveç mugesës së Saimirit prezencën e të cilit, kryeministri tha se nuk e zëvendësonte dot askush.

Edi Rama: Pa dyshim që ky është një moment jashtëzakonisht i rëndë për ju dhe në tërësi është një moment aspak i lehtë për të gjithë bashkësinë tonë pasi humbja e jetës në krye detyrës të një punonjësit të policisë është vërtet një humbje tragjike që shkon përtej familjes, shkon përtej miqve, të afërmve dhe prek shpirtin e një shoqërie dhe të një vendi. Sot ne jemi këtu për të kryer ceremoninë e vendosjes së yllit të Saimirit në murin e kujtesës së policisë së shtetit pranë yjeve të të gjithë dëshmorëve të trupave tonë të mbrojtjes, të rendit e sigurisë në harkun e të gjithë këtyre viteve.

Është një kohë e gjatë që kur është vendosur ylli i mëparshëm dhe në një kuptim është lehtësim që në të gjithë morinë e atyre yjeve në atë mur, në këto vite, numri i rasteve tragjike është më pak se gishtat e një dore, por nga ana tjetër, statistika nuk ka asnjë rëndësi se qoftë një jetë e vetme vlen sa të gjitha jetët kur ajo humbet. Unë nuk dua të zgjatem se besoj që ky shi që po bie rrëmbyeshëm i thotë më mirë se të gjitha fjalët, ndjenjat tona në këtë moment që jemi mbledhur, por ndjej një lehtësim kur mendoj se fëmijët e dëshmorit nuk do të jenë vetëm dhe ne do të përkujdesemi për ta, siç kemi nisur që dje deri kur ata të arrijnë moshën e pjekurisë dhe të jenë të gatshëm për të dalë me këmbët e tyre në jetë.

170% e pagës për fëmijët nuk thotë asgjë, por as ato 50 milion lekë që i akorduam familjes nuk thotë asgjë në raport me humbjen, por është lehtësim të mendosh se fëmijët do të jenë të shoqëruar jo vetëm nga nëna e gjyshi, por edhe shteti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.