☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,729 ▲0.69%
DOW 53,564 ▲0.19%
NASDAQ 26,534 ▲1.55%
NAFTA 83.79 ▲1.9%
ARI 4,664 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $80,025 ▲ +1.97% ETH $2,507 ▲ +1.41% XRP $1.4516 ▲ +5.07% SOL $109.3400 ▲ +13.03%
S&P 500 7,729 ▲0.69 % DOW 53,564 ▲0.19 % NASDAQ 26,534 ▲1.55 % NAFTA 83.79 ▲1.9 % ARI 4,664 ▲0.22 % S&P 500 7,729 ▲0.69 % DOW 53,564 ▲0.19 % NASDAQ 26,534 ▲1.55 % NAFTA 83.79 ▲1.9 % ARI 4,664 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Zaev: Nuk i njoh gjykatat, janë në shërbim të Gruevskit

zaevPas vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 1 për refuzimin e ankesave të mbrojtjes lidhur me propozim aktakuzën kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev publikoi ndërprerjen e bashkëpunimit me gjykatat lidhur me rastin “Puçi”, të cilin e quan të montuar politikisht. Ai theksoi se nuk do të merr pjesë në seancat gjyqësore lidhur me këtë rast dhe u bëri thirrje institucioneve që ta arrestojnë, ashtu siç parashikon ligji në rastet kur i dyshuari refuzon përmbushjen e masave të sigurisë, të caktuara nga gjykata.

“Nuk e njoh gjyqësorin si pushtet të pavarur me Kushtetutë dhe Ligj. Gjyqësori është nën kontroll të plotë të Nikolla Gruevskit dhe pushtetit të tij. Nuk do të marr pjesë në seancat e caktuara gjyqësore. Nuk do të vazhdoj të respektoj masën për paraqitje në Gjykatë çdo të hënë në ora 9 dhe masat e tjera për sigurimin e prezencës për realizimin e procedurës penale. Me këtë komunikim timin publik, Gjykata është e obliguar që në pajtueshmëri me Ligjin për Procedurë Penale menjëherë të caktojë masë paraburgimi dhe të më privojë nga liria. E pres nga sot këtë vendim të Gjykatës. Unë jam në hapësirat e LSDM-së ose në Kampin e Lirisë para Qeverisë”, u shpreh Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Edhe përkundër proceseve gjyqësore mbi kokën e tij, Zaev tha se do t’i vazhdojë bisedimet me kryeministrin Gruevski, për shkak të domosdoshmërisë për largimin e tij. Ai i konfirmoi informatat e djeshme të televizionin Alsat M për zhvillimin e takimeve mes grupeve negociuese të VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së të udhëhequra nga liderët Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev dhe se këto takime në nivele të ndryshme do të vazhdojnë deri në fund të javës.

“Sikurse edhe ditët e mëparshme, duke filluar nga e hëna, ekzistojnë takime të të gjitha niveleve të mundshme, ku jam i kyçur edhe unë si kryetar, është i kyçur edhe Nikolla Gruevski. Në gjitha nivelet e mundshme, me qëllim përfundimtar gjetjen e zgjidhjes përmes dialogut”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev nuk i konfirmoi detajet e propozimeve rreth të cilave po bisedohet, por theksoi se në këto bisedime ka propozime të ndryshme që vijnë nga të dyja partitë, por edhe ndërmjetësuesit ndërkombëtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.