☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,226 ▲ +1.02% ETH $2,274 ▲ +1.3% XRP $1.2537 ▲ +0.56% SOL $95.7100 ▲ +0.22%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Zbulohet lobimi i PD në Senat për ambasadoren e re amerikane Kavalec

Kathleen Ann Kavalec ishte e nominuara e Presidentit Donald Trup për ambasadore të SHBA në Tiranë, por ajo nuk e mori miratimin e Senatit për këtë detyrë. Top Channel ka arritur të faktojë përmes dokumenteve se gjatë kohës së pritjes nga Kavalec për të marrë dritën jeshile në Senat, Partia Demokratike ishte shumë e interesuar për këtë zhvillim. “Sonoran Policy Group”, kompania e re lobuese e PD-së në Uashington gjatë periudhës 8.05.2018 deri më 7.9.2018 është vënë në kontakte intensive me anëtarët e Senatit Amerikan për procesin e përzgjedhjes nga ata të Kathleen Ann Kavalec si ambasadore në Shqipëri.

Lobisti i kësaj kompanie, Christian Bourge, ka dërguar për llogari të PD-së 6 e-mail, ka kryer 2 telefonata dhe 3 takime me anëtarët e Senatit dhe këshilltarët kryesorë të senatorëve nga Komiteti për Politikën e Jashtme, të cilët kishin mbi tavolina dokumentacionin e kandidaturës së ardhur nga Presidenti Trump për ambasadore në vendin tonë.

Christian Bourge i ka telefonuar analistes Molly Lazio dhe është takuar me senatorin Rob Portman, anëtar i Komitetit për Politikën e Jashtme në Senat të përfshirë direkt në procesin e shqyrtimit të kandidaturës së Kathleen Ann Kavalec.

Top Channel e pyeti PD-në çfarë kishte kërkuar të bënte në emër të saj kompania lobuese në lidhje me të nominuarën për ambasadore. Reagimi zyrtar është ky: “Lobimi i Partisë Demokratike ka patur si qëllim çështjet e narkotrafikut, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit, probleme të cilat ishin ngritur me nota shumë serioze në raportin e Departamentit të Shtetit për Strategjinë e Kontollit të Narkotrafikut Ndërkombëtar për vitet 2017 dhe 2018. Me senatorët e Komisionit të Jashtëm është diskutuar për ngritjen e këtyre problemeve në seancën dëgjimore me ambasadoren e emëruar dhe nxitjen e saj për të bërë prioritet të punës së saj në Tiranë luftën kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe korrupsioni”.

“Sonoran Policy Group”, në deklarimin e Departamentit Amerikan të Drejtësisë, në pasqyrën e pagesave për punën e bërë, thotë se nuk marrë asnjë pagesë nga PD për këtë operacion lobimi në Senat.

Emri Kathleen Ann Kavalec, e nominuara e Presidentit Trump për ambasadore në Shqipëri, u rikthye në vëmendjen e medias shqiptare disa ditë më parë, pasi Sarah Carter, gazetare e Fox News, tha se zyrtarja e DASH-it ka komunikuar me ish-agjentin britanik, Christopher Steele, i cili kishte hartuar një dosje me pretendime shkeljesh e komploti ndërmjet fushatës presidenciale të Trumpit dhe Moskës në zgjedhjet e vitit 2016.

Sipas saj, kjo ishte arsyeja përse Senati nuk e shqyrtoi kandidaturën e saj. Kathleen Ann Kavalec është një ndër ekspertet më të mira në Departamentin Amerikan të Shtetit si njohëse e influencës ruse, pasi ka drejtuar në DASH zyrën që mbulonte Rusinë.

Kavalec, që prej 30 vitesh pjesë e diplomacisë amerikane, ka punuar edhe për zëvendëssekretaren e Shtetit, Victoria Nuland, është mbështetëse e ish-Presidentit Barack Obama dhe ish-kandidates demokrate në garën për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, dhe ka bërë për fushatat e secilit prej tyre nga një donacion të vogël prej 250 dollarësh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.