Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 13 May 2026
S&P 500 7,401 ▼0.16%
DOW 49,761 ▲0.11%
NASDAQ 26,088 ▼0.71%
NAFTA 101.20 ▼0.96%
ARI 4,731 ▲0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $80,656 ▼ -1.12% ETH $2,281 ▼ -2.32% XRP $1.4365 ▼ -3.16% SOL $94.3600 ▼ -3.28%
S&P 500 7,401 ▼0.16 % DOW 49,761 ▲0.11 % NASDAQ 26,088 ▼0.71 % NAFTA 101.20 ▼0.96 % ARI 4,731 ▲0.95 % S&P 500 7,401 ▼0.16 % DOW 49,761 ▲0.11 % NASDAQ 26,088 ▼0.71 % NAFTA 101.20 ▼0.96 % ARI 4,731 ▲0.95 %
EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1739 EUR/GBP 0.8675 EUR/CHF 0.9166 EUR/ALL 95.3433 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3662 EUR/TRY 53.2999 EUR/JPY 185.02 EUR/CAD 1.6078
13 May 2026
Breaking
Bota

Zelenskyy kthehet nga Turqia bashkë me ish komandantët ukrainas që luftuan në Mariupol

Rusia reagoi menjëherë pas lirimit të tyre. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Turqia kishte shkelur kushtet e marrëveshjes dhe nuk e kishte informuar Moskën.

Komandantët, të cilët në Ukrainë cilësohen si heronj, udhëhoqën vitin e kaluar luftimet për mbrojtjen e portit të Mariupolit, qyteti më i madh që rusët kanë vënë nën kontroll gjatë agresionit të tyre.

Mijëra civilë u vranë në Mariupol gjatë rrethimit tremujor nga trupat ruse, që çoi në shkatërrimin e qytetit.

Forcat mbrojtëse ukrainase rezistuan në tunele dhe bunkere poshtë uzinës së Azovastalit, derisa në maj morën urdhër nga Kievi që të dorëzoheshin.

Moska liroi disa prej forcave ukrainase në shtator, pas një marrëveshjeje për shkëmbimin e robërve të luftës, të ndërmjetësuar nga Ankaraja, sipas së cilës, komandatët duhet të qëndronin në Turqi deri në përfundim të luftës.

“Po kthehemi në atdhe nga Turqia, dhe po sjellim në shtëpi heronjë tanë”, tha Presidenti Zelekskyy i cili u takua për bisedime me Presidentin e Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan, të premten.

“Ushtarët ukrainas Denys Prokopenko, Svyatoslav Palamar, Serhiy Volynsky, Oleh Khomenko, Denys Shleha më në fund do jenë pranë familjeve të tyre”, tha presidenti ukrainas përmes një mesazhi në aplikacionin Telegram.

Zëdhënësi i Kremlinit i tha agjencisë shtetërore të lajmeve RIA se “askush nuk na ka informuar për këtë. Këta persona duhet të qëndronin në territorin turk deri në fund të konfiktit”.

Sipas tij, lirimi e tyre është rezultat i trysnisë së lartë nga aleatët e Turqisë në NATO, në prag të takimit të nivelit të lartë të aleancës ushtarake javën e ardhshme, në të cilin Ukraina shpreson të marrë një sinjal pozitiv mbi synimet e saj për anëtarësim.

Deri në publikimin e këtij lajmi, drejtoria e komunikimit në Turqi nuk iu përgjigj agjencisë Reuters për një koment.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.