⛈️
Tiranë 16°C · Stuhi 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.62 ▲0.67%
ARI 4,064 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,846 ▼ -0.99% ETH $2,068 ▼ -2.26% XRP $1.0616 ▼ -3.09% SOL $83.1500 ▼ -3.13%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.62 ▲0.67 % ARI 4,064 ▲0.85 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.62 ▲0.67 % ARI 4,064 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zv.prokurori italian: Alvinin e sollëm të gjithë në shtëpi, rasti i parë në Europë

Alberto Nobili, zëvendës prokurori kundër terrorizmit i Zyrës së Prokurorisë së Milanos që mori pjesë në operacionin e shpëtimit u shpreh se gjëja më e bukur e operacionit ka qenë bashkëpunimi mes palëve që solli suksesin.

Ai falënderoi autoritetet shqiptare për informacionin dhe bashkëpunimin. “Një fëmijë që thuajse u rrëmbye, pra një minoren që ndodhej jashtë vendit, në Siri, e rëndësishme është që fëmijën e sollëm ose më saktë e sollën të gjithë në shtëpi. Nuk ka rëndësi kush ka kontribuar diçka më shumë dhe diçka më pak, e rëndësishme është që e sollëm në shtëpi”.

Nobili thotë se “ky është rasti i parë në Europë që një fëmijë jetim mbahet në këtë kamp, shpëtohet në këtë mënyrë në një operacion ndërkombëtar. Në kampin Al-Hol dhe në Siri ka edhe shumë fëmijë të tjerë si Alvini”.

Sipas tij, mesazhi është i fortë, “tashmë Alvini kthehet në shtëpi dhe besoj se është hapur një rrugë me këtë eksperiencë. Kjo është shumë e rëndësishme. Me operacionin e Alvinit do të bëhet e mundur që të shpëtohen dhe fëmijët e tjerë që ndodhen në Siri. Pjesa e dytë e  bukur ka qenë bashkëpunimi për rastin e Alvinit”.

Ai bën thirrje se “duhet të largohet kultura e radikalizmit, i ekstremizmit sepse këta fëmijë janë rrëmbyer dhe fatkeqësisht mund të bëhen terroristë të ardhshëm nëse mbeten atje”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.