☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,531 ▼0.55%
DOW 52,490 ▼0.32%
NASDAQ 25,925 ▼1.31%
NAFTA 78.19 ▼1.18%
ARI 3,991 ▼1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $64,160 ▼ -1.44% ETH $1,874 ▼ -3.07% XRP $1.0938 ▼ -2.36% SOL $75.6900 ▼ -2.96%
S&P 500 7,531 ▼0.55 % DOW 52,490 ▼0.32 % NASDAQ 25,925 ▼1.31 % NAFTA 78.19 ▼1.18 % ARI 3,991 ▼1.51 % S&P 500 7,531 ▼0.55 % DOW 52,490 ▼0.32 % NASDAQ 25,925 ▼1.31 % NAFTA 78.19 ▼1.18 % ARI 3,991 ▼1.51 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
16 Jul 2026
Breaking
Politika

Zvërneci/ Çupi reagon ashpër ndaj Berishës: Investimet i shihte si mundësi për të pasuruar familjen, PD nuk ringrihet kur

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u shpreh sot nga Kuvendi se ka në duar një dokument që provon se zhvillimi turistik i Zvërnecit është firmosur nga Berisha shumë vite më parë.

Kjo u pohua pak ditë më parë edhe nga një ish-funksionar i qeverisë Berisha, Edmond Spaho, i cili tha në “Real Story” në ABC News se gjatë qeverisjes së PD-së ka pasur një strategji për zhvillimin e turizmit në bregdetin jugor, përfshirë edhe Zvërnecin.

Për analistin Frrok Çupi, Sali Berisha ka qenë ai politikani që investimet e huaja gjithmonë i ka parë si mënyrë për të pasuruar familjen e tij.

Sipas tij, ai u kërkonte përqindje biznesmenëve, të cilët shprehnin interes për të investuar në vendin tonë dhe të gjithë këtë e bënte për interesin e tij familjar.

“Berisha e ka në natyrën e vet, që e bën zero atë që ka bërë dikush para tij. Në raport me qëndrimet që mban  Berisha ndaj zhvillimeve të vendit, është një raport tashmë i njohur.

Nuk funksionon me ide afatgjatë, me projekte pa korrupsion, nuk funksionon me projekte të dobishme për vendin, por funksionon me arsyetime të vogla për familjen. Kjo ka ndodhur me qeverinë e tij. “, tha ai.

Ai pohoi se Sali Berisha e ka faktuar se ka shitur dhe ka blerë influenca politike, ndërsa u ndal te pagesa prej 6 milionë dollarë që sipas tij ka paguar për të marrë një vizë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, kjo shumë parash është paguar me paratë e shqiptarëve.

I ftuar në “Tirana Live”, Çupi u ndal dhe te procesi i zgjedhjeve në Patinë Demokratike. Sipas tij, Partia Demokratike nuk mund të ripërtërihet kurrë për aq kohë sa në krye të saj qëndron një person, siç është  Sali Berisha.

“Berisha ka shitur dhe ka blerë influenca politike. Bleu vizën amerikane për 6 milionë dollarë. Shqipëria ka paguar 6 milionë dollarë për shokun Sali. Tani është bashkuar me protestën, sepse protesta është kundër Trump dhe pro Iranit. PD nuk rinovohet kurrë, edhe sikur të dojë saliu.

Nuk ke çfarë i bën më PD, e kanë çuar në pikën, se kush do ta marrë një copë  dhe kush do ta marrë tjetrën. PD i mungon ndershmëria, politika, hapja, institucione dhe për të bërë PD, është më mirë të blejnë një palë këpucë të reja, sesa ta çojnë këtë për ta riparuar”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.