☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.84 ▲1.94%
ARI 4,041 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,927 ▲ +1.64% ETH $2,355 ▲ +2.26% XRP $1.3263 ▲ +2.07% SOL $102.0200 ▲ +2.4%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.84 ▲1.94 % ARI 4,041 ▼0.81 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.84 ▲1.94 % ARI 4,041 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

100 vjet nga dalja e numrit të parë të gazetës “Telegraf”

100 vjet më parë, më 11 gusht 1926, në Tiranë doli në qarkullim numri i parë i gazetës “Telegraf”, një botim informativ, politik dhe kulturor i themeluar dhe drejtuar prej intelektualit të shquar Kostë Çekrezi.

Ky ishte një moment i rëndësishëm në historinë e shtypit shqiptar pasi “Telegrafi” synoi të sillte një qasje të re në gazetarinë e viteve ’20. Gazeta u shqua që në fillimet e saj për larminë e tematikave, duke trajtuar zhvillimet politike, çështjet shoqërore dhe jetën kulturore të vendit. Në faqet e saj u botuan gjithashtu shkrime në gjuhët frënge dhe italiane, duke i dhënë publikimit një dimension më të gjerë.

Gjatë periudhës së botimit, “Telegraf” e rriti gradualisht periodicitetin, duke arritur të botohej deri në katër herë në javë dhe duke publikuar gjithsej 165 numra. Përmes artikujve, komenteve dhe analizave mbi zhvillimet politike e shoqërore të kohës, gazeta u dallua për qëndrimet e saj kritike dhe për përpjekjen për të sjellë një model më të lirë e modern të gazetarisë shqiptare. Kjo e bëri “Telegraf”-in një prej zërave të veçantë të shtypit shqiptar të viteve ’20.

Në shtator 1928, në një klimë të tensionuar politike, qëndrimet kritike të gazetës ndaj pushtetit sollën përplasje me autoritetet dhe, më pas, mbylljen e saj. Emri “Telegraf” do të rikthehej në tregun mediatik shqiptar shumë dekada më vonë, duke e lidhur identitetin e saj me traditën e botimit të parë të vitit 1926.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.